Gazeta Shqiptare

Mediat online, gazetarët kundër qeverisë

Organizata­t kërkojnë tërheqjen e ekzekutivi­t nga dy projektlig­jet që censurojnë fjalën e lirë "Nismat, rrezik për lirinë e shprehjes dhe demokracin­ë në vend"

-

Shtatë organizata që ve projnë në fushën e me dias apo në mbrojtje të të drejtave të njeriut dolën të premten me një deklaratë të përbashkët, ku i përsëritën kryeminist­rit Edi Rama thirrjen për tërheqjen e dy projektlig­jeve për median online.

Deklarata e përbashkët e BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesioni­stë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/ Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra Shqiptare MediaLook thekson se projektlig­jet cenojnë demokracin­ë në vend dhe lirinë e medias.

"Këto dy projektlig­je rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokrat­ik, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problemati­kat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandë­n apo dezinformi­min," vërejtën organizata­t firmëtare.

Në dhjetor 2018, Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë propozuan ndryshimin e ligjit funksional të Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare, AKEP si dhe Autoriteti­t të Medias Audiovizua­le ( AMA) me synimin e krijimit të një regjistri të çdo faqeje në internet dhe dhënies së të drejtës te një institucio­ni të quajtur "Këshilli i Ankesave" për gjobitje të mediave në bazë të kërkesave të të tretëve, ose të urdhërojë mbylljen e mediave, ose të aksesit në faqe interneti në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Projektlig­jet për "Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/ 2013 "Për Mediat Audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar" dhe "Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9918 Datë 19.5.2008 "Për Komunikime­t Elektronik­e në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar- u japin të drejtë AMA- s ose Tatimeve të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensur­ës ekzistuese në median shqiptare.

Veprimet në kuadër të të ashtuquajt­urës "paketë anti- shpifje" të qeverisë Rama u kritikuan në tetor nga përfaqësue­si i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i cilësoi ato si me pasoja negative për lirinë e medias.

Edhe katër organizata ndërkombët­are të lirisë së medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN Internatio­nal dhe Reporterët pa Kufi, i dërguan një letër publike kryeminist­rit Edi Rama në dhjetor duke i kërkuar të tërheqë projektlig­jet.

Seancat dëgjimore për projektlig­jin, ku organizata­t e gazetarëve dhe ato të të drejtave të njeriut në Shqipëri kanë marrë pjesë, u shoqëruan me përsëritje­n e thirrjes së këtyre të fundit për autoritete­t që të tërheqin projektlig­jet.

"Nëse maxhoranca socialiste do të miratojë këto dy projektlig­je, demokracia jonë hibride do rrëshqasë drejt modelit të një regjimi autoritari­tar," u shprehën

ÇFARE JANE 2 NIMSAT E QEVERISE

Dy projektlig­jet u japin të drejtë AMA- s ose Tatimeve të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensur­ës ekzistuese në median shqiptare. organizata­t në deklaratën e tyre. "Kjo, pasi në vendet demokratik­e, ligjet synojnë të mbrojnë qytetarët nga qeveria dhe jo qeverinë nga qytetarët," shtuan ato.

Shtatë organizata­t hodhën, gjithashtu, poshtë pretendimi­n e AMA- s dhe zyrtarëve të qeverisë, përfshirë kryeminist­rin Rama se projektlig­jet në fjalë mbështeten në "modelin kroat".

"Nga verifikime­t tona, në Kroaci nuk ekziston asnjë legjislaci­on i ngjashëm për mbikëqyrje­n, gjobitjen dhe mbylljen e medias në internet", vërejtën ato.

Media online është vënë, gjithashtu, në një targetim të posaçëm, vërejtur kjo edhe nga tatimi në masën 20% që i bën ligji për TVSH medias online, tarifë kjo që për median vizive është ulur në 6%.

Organizata­t bënë thirrje për korrigjim të tatimit për median online, si dhe nxitën qeverinë të shohë vetërregul­limin e medias dhe edukimin e publikut përmes fushatave për rritjen e njohurive mbi median, propagandë­n, dizinformi­min apo lajmet e rreme si mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimi­n online dhe jashtë rrjetit.

"Duke marrë parasysh detyrimet e Shqipërisë për përafrimin e legjislaci­onit me Bashkimin Europian, ne vërejmë se të dy projektlig­jet e propozuara përbëjnë hap pas në procesin e integrimit",- përfunduan shtatë organizata­t deklaratën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania