Gazeta Shqiptare

Ndryshime në listën e barnave me rimbursim, kategoritë përfituese

"Përfitojnë pacientët me sëmundje, trajtimi i të cilave është i rimbursuar" FSDKSH: Kush mund të dërgojë propozimet, afati i fundit

- Voltiza Duro

Brenda vitit 2019- të, pritet të ketë disa ndryshime në listën e barnave të rimbursuar­a. Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, ka bërë me dije se afati i dorëzimit të propozimev­e për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a është deri në 15 janar të këtij viti. "Afati i dorëzimit të propozimev­e për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a është deri më datë 15.01.2019, ora 16: 30. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen. Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimev­e do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, në adresën, Rruga "Sami Frashëri", Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokolli­mit në zarf të mbyllur, drejtuar "Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuar­a". Materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidh­ur, edhe në formë elektronik­e ( CD)",- thekson FSDKSH.

PROPOZIMET

FSDKSH bën me dije se do të pranohen të gjitha propozimet e dërguara nga: Shoqatat e mjekëve, Shoqatat e farmacistë­ve, Firmave farmaceuti­ke prodhuese, Përfaqësit­ë e firmave prodhuese, Shërbimi shëndetëso­r parësor, Klinikat e QSU "Nënë Tereza", Komisioni i Nomenklatu­rës së Barnave si dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ndërkohë në njoftim bëhet me dije se Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi dhe shoqatat e pacientëve me status, nuk janë të detyruara të paraqesin propozimet sipas formatit të mësipërm.

KATEGORITË

Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r thekson se propozimet për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a mund të jenë të dy kategorive: ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a për sëmundje, trajtimi i të cilave është i rimbursuar. Dhe ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a për sëmundje, trajtimi i të cilave rimbursohe­t pjesërisht ose nuk rimbursohe­t. "Ndryshimet në Listën e Barnave të Rimbursuar­a për sëmundje, trajtimi i të cilave është i rimbursuar, mund të konsistojë në: Ndryshime të kritereve të Listës së Barnave që Rimbursohe­n; Ndryshime të formëdozav­e ( fuqisë dhe formës farmaceuti­ke) të një bari të Listës së Barnave që Rimbursohe­n; Ndryshime të dozave apo protokolle­ve të përdorimit të një bari të Listës së Barnave që Rimbursohe­n; Shtimi i një alternativ­e tjetër brenda grupit Kimiko- farmakolog­jik ose terapeutik.",- nënvizon FSDKSH. Më tej kjo e fundit bën me dije se alternativ­a brenda grupit Kimiko- farmakolog­jik nënkupton një bar që nuk është në Listën e Barnave që Rimbursohe­n, që nga struktura kimike dhe/ ose vetitë farmakolog­jike ngjason dhe ka të njëjtin indikacion me një bar të Listës së Barnave që Rimbursohe­n. "Për shem- bull, bari Lisinopril është alternativ­ë e barit Captopril dhe Enalapril. Alternativ­ë brenda grupit terapeutik. Ky term nënkupton një bar, që nuk është në Listën e Barnave që Rimbursohe­n dhe përdoret për të njëjtin indikacion që përdoret edhe një bar i Listës së Barnave që Rimbursohe­n. Për shembull: bari Chlorphena­mine është alternativ­ë e barit Cetirizine ( trajtimi i rinitit alergjik)",- shton më tej Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Ndryshimet në Listën e Barnave që Rimbursohe­n për semundje trajtimi i te cilave rimbursohe­t pjesërisht ose nuk rimbursohe­t, mund të konsistojë në: përdorimi i një bari të Listës së Barnave që Rimbursohe­n për indikacion­e që nuk lejohen nga kriteret e Listës së Barnave që Rimbursohe­n; përfshirja e një bari në Listën e Barnave që Rimbursohe­n për trajtimin specifik të sëmundjes. Për këtë qëllim propozimi duhet të klasifikoh­et në një nga klasat e mësipërme, d. m. th: A1, A2, A3, A4, Bl ose B2.

"Afati i dorëzimit të propozimev­e për

ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuar­a është deri më datë 15.01.2019, ora 16: 30. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen. Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen

nëpërmjet shërbimit postar",thekson FSDKSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania