Gazeta Shqiptare

Operacioni "Volvo 4", arrestohet "koka" e grupit kriminal të Shijakut, Hekuran Hoxha

Prokuroria: Në vitet 2003- 2004 trafikoi nga Shqipëria në Itali 488 kg drogë 48- vjeçari nga Xhafzotaj me nofkën "Roni" mbushi Italinë dhe Turqinë me heroinë

-

Një 48- vjeçar, i cili dys hohet të jetë "truri" i grupit kriminal të Shijakut ka përfunduar në pranga, në kuadër të operacioni­t të koduar "Volvo 4". Operacion ky që startoi mbrëmjen e 21 tetorit të vitit që shkoi, ku FNSH dhe RENEA arrestuan mbi 20 anëtarë të bandës, mes të cilëve edhe Avdylajt. Bëhet fjalë për Hekuran Hoxhën nga Xhafzotaj, i cili akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrj­e në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash. 48vjeçari, i cili ndryshe njihet si "Roni i Shijakut", ideoi, në bashkëpuni­m me biznesmeni­n Admir Hoxha që është ende në kërkim ngritjen e laboratori­t të heroinës në Has që u zbulua në tetor të vitit që shkoi. Ndërkaq, burime zyrtare nga policia mbrëmë bënë me dije se shtetasi në fjalë u kap, pasi më 17 janar të këtij viti, prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: "Prodhim dhe shitje e narkotikëv­e"; "Trafikim i narkotikëv­e"; "Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpuni­m në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal"; "Grup i strukturua­r kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Një hetim i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe antimafias italiane ka zbuluar se Hekuran Hoxha, në bashkëpuni­m mes persona të tjerë, kanë mundur që gjatë viteve 2003- 2004 të trafikonin nga Shqipëri në Itali 488

kg heroinë. Mes personave të këtij grupi ka qenë edhe Alket Hatija. Përveç Italisë, grupi është akuzuar për trafik dogrash të forta në Itali dhe në Turqi.

LIDHJA ME TURQINË

Gazeta turke "Hyrriet" shkruante në vitin 2011 se

Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarës­h të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Sipas medias turke, personat që kanë pasur lidhje me turkun kanë qenë Hekuran Hoxha dhe Xhemaim Posmaçiu. Në Turqi

mësohet se këta shtetas, në bashkëpuni­m me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramës­h heroine të pastër. Prokurori turk i çështjes ka pohuar se Abdulselam Turgut ka pasur një marrëveshj­e me shteta- sit shqiptarë për trafikimin e ngarkesës së drogës nëpërmjet Shqipërisë në Europën Perëndimor­e. Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë që përmenden në median turke si të lidhur me "peshkun e madh" të narkotrafi­kut, kanë dosje penale edhe në Shqipëri. Më 10 shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi pesë persona të akuzuar për trafik ndërkombët­ar narkotikës­h.

Aksioni u zhvillua në qytetin e Shijakut, ku ranë në pranga shtetasit Hekuran Hoxha, 38 vjeç nga Shijaku, i cili njihet me pseudonimi­n "Roni"; vëllai i tij, Fatbardh

HETIMI

Një hetim i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe antimafias italiane ka zbuluar se Hekuran Hoxha, në bashkëpuni­m mes persona të tjerë, kanë mundur që gjatë viteve 20032004 të trafikonin nga Shqipëri në Itali 488 kg heroinë. Mes personave të këtij grupi ka qenë edhe Alket Hatija. Përveç Italisë, grupi është akuzuar për trafik dogrash të forta në Itali dhe në Turqi.

Hoxha, 37 vjeç; Alket Hatija, 35 vjeç, me origjinë nga Berati dhe banues në Shijak; Saimir Gjepali, 34 vjeç, nga qyteti i Shijakut, si dhe Mentor Shehu nga fshati Pobrat i Beratit, i cili njihej me pseudonimi­n "Toku".

Në këtë dosje u mor një masë sigurimi edhe për shtetasin Lutfi Shabani, i njohur si "Ben Çami". Sipas hetimeve të prokuroris­ë, gjatë viteve 2003- 2004 policia italiane ka kapur dhe sekuestrua­r në brigjet Apenine rreth 450 kilogramë heroinë, origjina e së cilës ishte nga Shqipëria dhe konkretish­t nga Durrësi, ku ishte nisur nga të arrestuari­t.

 ??  ??
 ??  ?? Laboratori i drogës në Has
Laboratori i drogës në Has
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania