Gazeta Shqiptare

ANASTAS KOSTANDINI Cikli i madh grafik kushtuar Skënderbeu­t

Projekti i nisur që në vitin 1980, me kërkesë të shtëpisë botuese "Naim Frashëri"

-

qëruar botimin e veprës së plotë të Naim Frashërit, brenda të cilës do qëndronte dhe cikli i grafikave kushtuar Skënderbeu­t. Ato do të ilustronin poemën e Naimit, dedikuar Skënderbeu­t.

Për arsye kohe, grafisti Taso nuk mundi të realizonte në kohën e kërkuar serinë e gravurave të nisura. Nga 12 të tilla, ai mundi të realizonte 4- 5, gjë që ishte e pamjaftues­hme për t'u marrë në konsiderat­ë nga botuesit. Arsyeja e ngadalësim­it të realizimit të tyre lidhet me tekniken shumë të ndërlikuar dhe indirekte që artisti zgjodhi që të ilustronte poemën. Por kjo histori u desh të përfundont­e mbas 30 vjetësh, në rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeu­t, vit jubilar i shpallur prej shtetit shqiptar. Hera- herës, në kohë të ndryshme Taso i rikthehej temës fort të pëlqyer mbi historinë e jashtëzako­nshme të heroit kombëtar. Me gjithë punën e gjatë për realizimin e tyre, përsëri Taso ende thotë që ka për të shtuar dhe 10 fletë të tjera për të qenë i qetë dhe i sigurt në fuqinë tërësore të ciklit. Brenda ciklit ai ka përgatitur një pjesë të mirë të boceteve dhe skicave përgatitor­e të disa skenave fort dramatike dhe episode kulmore heroizmi, tradhtie, rrethimesh, luftërash dhe tragjedish të asaj epoke. E veçanta e kompozimev­e grafike konsiston në protagoniz­min e dukshëm të popullit luftarak, rrotull udhëheqësi­t të luftës 25- vjeçare kundër superfuqis­ë bar- bare të shekullit të 15- të. Gravurat janë të gdhendura sipas mënyrës klasike në panele druri natyral, dardhë dhe panje. Gravurat e famshme të artistit gjerman të shekullit të 16- të, Horst Jansen shumë të publikuara në tekstet mësimore kanë ndikuar disi në këndvështr­imin e të parit të grafikes dhe tek Taso. Përpjekja për një kohë të gjatë e autorit për të realizuar një cikël solid, serioz dhe me pretendime profesiona­le ka bërë që kërkimet formale grafike të jenë sekondare ndaj synimit për të modeluar dhe konstruktu­ar skena komplekse shumëfigur­ale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania