Gazeta Shqiptare

Bashkëpuni­m i ri në horizont? Tayna dhe Noizy do të bëjnë hitin e 2019

-

Vitin e kaluar, në 18 dhjetor Tayna publikoi bashkëpuni­min e saj me Ledri Vulën ndërkohë që mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër projekt me një nga reperët e njohur shqiptar. Dy reperët më të suksesshëm të momentit, Noizy dhe Tayna duket se po mendojnë për një bashkëpuni­m. Ishte faqja e Instagram- it, “Hip Hop Shqip”, e cila njofton për lajmin duke shkruar: “Tayna ka folur me Noizy- n për një bashkëpuni­m. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”. Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria. Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, duket se ka entuziazmu­ar shumë fansat e këngëtarëv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania