Gazeta Shqiptare

Rrëfehet Musa Zeneli: Jam i fejuar dhe bashkëjeto­j prej pesë muajsh

“Është një histori e vërtetë dashurie që nuk e kam pasur asnjëherë më parë”

- Pamela Aliaj

Tashmë prej dy vitesh nuk është më pjesë e ekraneve shqiptare një nga reality show- t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother”. Por vëmendja nga ishbanorët e saj, të cilët bënë shumë bujë me çiftet që krijuan brenda show- t dhe ndarjet e mëvonshme të tyre, na bënë t’i ndjekim edhe sot. Një ndër ta është edhe djaloshi simpatik, Musa Zeneli. Atëherë ishte i lidhur me vajzën nga Shkodra, Dona Pjetri, por lidhja e tyre, ashtu si e shumë të tjerëve nuk zgjati shumë. Po ku është sot Musa? Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ish- banori i Big Brother na rrëfen se tashmë zemrën ja ka rrëmbyer një vajzë nga Roma dhe me të është edhe fejuar e po bashkëjeto­n. Jo vetëm kaq, por Musa na tregon se me të ka marrë dhe një lokal në të cilin ai është duke punuar gjatë gjithë kohës. Për më tepër në intervistë­n e mëposhtme:

Prej kohësh jeni duke jetuar në Itali, pas shkëputjes nga Shqipëria. Me çfarë jeni duke u marrë për momentin?

Po, kam gati një vit e gjysmë që nuk kthehem në Shqipëri. Kjo sepse kam marrë një lokal së bashku me të dashurën time dhe nuk kam shumë kohë për të lëvizur. Jam shpesh në punë.

Keni ndonjë plan të ktheheni?

Kam në plan të kthehem, por jo për të qëndruar. Do kthehem për ndonjë biznes apo gjë të tillë.

A keni pasur ndonjë propozim pasi dolët nga “Big Brother” apo dhe më vonë?

Nuk kam pasur propozime, sepse nuk kam qëndruar shumë në Shqipëri. Sa mbaroi “Big Brother”, gati dy muaj më vonë u largova. Nuk kam parë e s’kam pasur mundësi, sepse koha që qëndrova ishte shumë e shkurtër.

Në ‘ Instagram’ postuat së fundmi një foto me të dashurën tuaj. Mund të na thoni si e njohët, historia juaj e dashurisë?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania