Gazeta Shqiptare

Merkatoja e Partizanit rrezikon të kthehet në dështim

Faza në Antalia ka shkuar mirë, por përforcime­t...

-

beu. Por nëse në aspektin teknik çdo gjë ka shkuar mirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për merkaton. Kanë qenë të shumtë emrat që janë lakuar si përforcime të mundshme të Partizanit në pozicionet më të nevojshme si mbrojtës i djathtë apo sulmues, por për një arsye apo tjetrën, të gjitha kanë dështuar me sukses të plotë. Nga ganezi Kuame, te holandezi Ligeon, boshnjaku Hanxhiç, austriaku Simkoviç, apo edhe Jetmir Krasniqi i Luga- nos, të gjithë janë emra që u lakuan si përforcime të mundshme për të kuqtë, madje u tha se me disa prej tyre firma ishte vetëm çështje orësh, por orët u shndërruan në ditë ndërsa ditët në javë dhe trajneri Gega vijon të ketë mangësi në grup, gjë që e shfaqi me diplomaci dhe në intervistë­n që vetë klubi i kuq bëri me teknikun, ku deklaroi se ishte i kënaqur nga disiplina dhe impenjimi i tyre, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Merkatoja mbyllet më 31 janar dhe natyrisht që ka ende kohë për të sjellë elementë, por me mbarimin e fazës përgatitor­e dhe ndeshjen e parë të kampionati­t që po troket, do të jetë gjithnjë e më e vështirë adaptimi i tyre me grupin aktual.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania