Gazeta Shqiptare

Paqe në miqësore, Teuta e Skënderbeu masin forcat

Orges Shehi premton një ekip ndryshe që nga përballja e parë zyrtare ndaj Partizanit Shkëmbi: I lumtur me qëndrimin e Amadu Latif

-

Teuta dhe Skënderbeu janë ndarë në një bara zim pa gola në ndeshjen e sotme miqësore që zhvilluan të dy ekipet si pjesë të përgatitje­ve për rifillimin e sezonit. Një duel i luftuar në Durrës që dhrimi emocione, por jo gola, me durrsakët që u ndalën dy herë nga shtylla. Në pjesën e parë ishte Jazxhi që goditi një të tillë pas një goditje nga këndi, ndërsa në të dytën, Traore u ndal përsëri para katërkëndo­rit të korçarëve duke mos arritur që të dërgonte topin në rrjetë në të njëjtën mënyrë. Teuta u shfaq shumë më në formë në këtë duel, ndoshta edhe për faktin se dëmtimet kanë përgjysmua­r skuadrën korçare në këto ditë të fazës përgatitor­e dhe trajneri Shehi nuk kishte shumë alternativ­a në dispozicio­n duke u besuar të rinjve si zëvendësue­s. Gjithsesi, edhe Teuta nuk e ka mbyllur pa probleme duelin e sotëm, pasi Avdyli la i dëmtuar fushën e lojës që në pjesën e parë, ndërsa Sidibe në fundin e takimit shqetësoi jo pak me dëmtimin e tij duke dalë edhe ai i shoqëruar nga stafi mjekësor.

SHEHI: DO JEMI GATI PËR PARTIZANIN

Trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi, premton se skuadra e tij do të bëjë maksimumin që të kthehet përsëri në pozitat kryesuese në klasifikim, edhe pse ka shumë lojtarë të dëmtuar apo të tjerë që nuk janë në formën e tyre optimale. "Kjo është një ndeshje që i jep fund kësaj minifaze. Jemi të kënaqur, por duhet të bëjmë akoma më shumë për t'u korrigjuar aty ku duhet. Kemi shumë mungesa, për fat të keq kemi edhe lojtarë jo në kondicioni­n e duhur. Kemi afruar dy lojtarë, por nuk janë në 100% e vet, nuk janë në formë se vijnë nga pushime më të gjata sa duhet ndaj nuk janë në formë. Këto janë përforcime­t, do të mundohemi të afrojmë të tjerë ku na nevojiten. Por shpresa më e madhe është të kthejmë të dëmtuarit që janë pjesë e ekipit prej kohësh dhe e përforcojn­ë. Përveç Bregut që ka një dëmtim që zgjat në kohë, për Lulajn e Krasniqin do të bëjmë çdo gjë që është e mundur t'i kemi për ndeshjen me Partizanin. Synimi ynë në këtë moment, me këtë motivim kemi ardhur për të bërë më të mirën, është për t'u kthyer Skënderbeu i fazës së parë. Pavarësish­t ndeshjeve të fundit, që kanë ardhur si pasojë e disa mungesave apo edhe çështje fati. Po të kishim pak pikë më shumë, se nuk është shumë diferenca, do ishim më lart në klasifikim e do ishte diskutim ndryshe. Ne do të bëjmë më të mirën, që të kthehemi ku na takon e me këtë moto do të vazhdojmë punën deri te pre-

SHKËMBI: I LUMTUR QË LATIF QËNDRON

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, pas barazimit 0- 0 në miqësoren me ishskuadrë­n e tij, Skënderbeu­n, ka folur për gjendjen e të tijve dhe çështjet e sulmuesit Amadu Latif e mbrojtësit Reanto Arapi. "Mendoj që morëm atë për të cilin kishim si qëllim në këtë miqësore: kemi parë gjendjen e ekipit, ndonjë lojtar të ri që kemi afruar. Shkoi deri diku mirë. Në ndeshjet miqësore shihen defektet dhe ne patëm disa defekte sot, që duhet t'i rregullojm­ë. Latif ? Ne si staf teknik na vjen mirë që ai do të qëndrojë me ne edhe në vazhdim të kampionati­t. Nëse merkatoja, deri ditën e fundit të saj do të na ofrojë ndonjë lojtar më të mirë se këta që kemi, do të ishte mirë për ne. Arapi duhet të zgjidhë problemet që ka me klubin e tij në Turqi, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj që objektivi ynë është të vazhdojmë me ecurinë e fazës së dytë. Ky është synimi ynë, të kemi këtë ecuri dhe shpresoj se do ta arrijmë", - tha pas ndeshjes trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania