Gazeta Shqiptare

Çelsi nuk heq dorë nga Gonzalo Higuain

-

Sipas

asaj që po raportohet ditët dhe orët e fundit nga mediat italiane dhe angleze, Higuain shumë shpejt do të jetë një lojtar i Çelsit. Gjasat janë që ai të jetë për një vit e gjysmë i huazuar nga Juventusi tek anglezët. Por, "Tuttosport" një media shumë afër ambientit bardhezi, thotë se londinezët kanë një pistë të re për të sjellë Higuain në Angli. Duke parë që Juventusi ka një interes të madh për Emerson Palmierin, mbrojtësin e krahut të Çelsit, kërkojnë që të fusin braziliani­n në tratativa. Kështu Çelsi do të shpëtojë ato 9 milionë euro që duhet të japë për huazimin e argjentina­sit. Nëse kjo do të ndodhë do të kemi dhe një "efekt domino" në merkato. Kështu Spinacola, mbrojtësi i Juves, që ka qenë i dëmtuar mund të nisë bisedimet me Torinon. Mbetet të shihet nëse do të kemi zhvillime të mëtejshme tek kjo pistë e komplikuar mes palëve apo jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania