Gazeta Shqiptare

Këshilli Kombëtar zgjedh drejtuesit e PD, emrat e fituesve

PD shpall rezultatet, Bardhi zgjidhet sekretar i përgjithsh­ëm, Dollapi në vend të Bozdos Jashtë kryesisë Salianji, Bumçi, Boçi e Pollo

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e zg jodhi dje lidershipi­n e ri me të cilin synon fitoren e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e përmbylli procesin e numërimit dhe përllogari­tjes së rezultatit të votimit për sekretaria­tin dhe kryesinë e re të PD- së. Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, në votim morë pjesë 328 anëtarë. Në një deklaratë për shtyp, nga selia e PD- së, kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD- së, Jemin Gjana, prezantoi listën e fituesve në bazë të votave të marra nga secili kandidat. Sipas rezultatev­e të bëra publike nga Jemin Gjana, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së u zgjodh Gazment Bardhi. Bardhi mori 277 vota përballë kandidati tjetër Dorian Teliti, i cili mori 44 vota. Ndërsa sekretar organizati­v në PD u shpall me 285 vota Sait Dollapi. Në postin e sekretarit të çështjeve ligjore u zgjodh Çlirim Gjata me 284 vota, kurse në atë të sekretarit për burimet njerëzore, Ervin Minarolli me 278 vota. Ivi Kaso u zgjodh sekretar për çështjet zgjedhore. Në Këshillin Kombëtar të PD- së votuan 328 anëtarë nga 355 që janë në total.

KRYESIA

Ndryshime të thella pësoi dje lista e kryesisë së Partisë Demokratik­e, ku përmes votimit janë larguar disa figura të njohura dhe janë votuar emra të rinj. Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, për zgjedhjen e kryesisë së re votuan 328. Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, z. Jemin Gjana publikoi mbrëmë emrat e fituesve Dhurata Çupi, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Florjon Mima, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarbër Malltezi, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Tomorr Alizoti. Nga kryesia largohen Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi, që kanë rezultuar me vota të barabarta, por lista i ka përjashtua­r për shkak të respektimi­t të barazisë gjinore. Futen katër gra si Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku. Gjana tha se ky ndryshim në listën e anëtarëve të rinj të kryesisë së PD është bërë sipas statutit. Vendimi i Lulzim Bashës për të thirrur Këshillin Kombëtar të PDsë dhe për të përzgjedhu­r lidershipi­n e ri shënon edhe fundin e procesit të riorganizi­mit të PD- së, të nisur që pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017. Ndryshe nga kryesia që funksionoi mandatin e parë të Bashës në krye të partisë, në të cilin anëtarët ishin pjesë e këtij organi për shkak të detyrave që mbanin, këtë herë më shumë se gjysma e anëtarëve do të votohen. Sipas statutit të ri të PD- së, të miratuar në prill 2018, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin në kryesinë e PDsë me votim të fshehtë 15 anëtarë, nëpërmjet një numri kandidatur­ash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante. Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDsë, do të ketë vendimmarr­je të drejtpërdr­ejtë në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për zgjedhjet vendore. Statuti i ri i PD- së parashikon që kryesia të vendosë për kandidatët për kryetarë bashkie, kandidatët deputetë, pas konsultimi­t me anëtarësin­ë e plotë të PDSH- së sipas parimit "Një anëtar, një votë" dhe kandidatët për kryetarë të degëve të PDSH- së.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioni zgjedhor i Partisë Demokratik­e
Komisioni zgjedhor i Partisë Demokratik­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania