Gazeta Shqiptare

Vepra e Kadaresë ka elemente desidence

-

padëshirua­r kur pushteti bie. Në Shqipëri ka pasur një model të tillë, por në këtë model nuk përfshihet arti i Kadaresë.

Groys pohon se arti e ka në natyrën e vet politizimi­n. Gjithë arti i mesjetës ka qenë i lidhur me një mijë fije me pushtetin. Por konflikti i njerëzve me artin - sipas tij - është i dyfishtë, sepse arti jo vetëm i shërben pushtetit e diktaturës, por edhe për vetë natyrën e tij arti krijon një lloj diktature estetike që disa njerëz nuk e pëlqejnë. Një krahasim interesant në këtë kontekst mund të ishte edhe pohimi i Kadaresë në parathënie­n e botimit të veprës së plotë të Martin Camajt në të cilin thotë se arti është një ndërtesë hijerëndë ku nuk mund të hyjë kushdo! Përgjatë analizës së artit të asaj kohe, më shumë sesa politizimi, që ishte si "paketim i domosdoshë­m" i artit nën diktaturë, mund të shihet paraqitja artistike e artistëve të talentuar shqiptarë që dhuruan kënaqësi estetike edhe atëherë kur dhuna ishte mbytëse në çdo skutë të jetës. Në mos për artin, për sakrificat e panumërta njerëzore duhet të kemi respekt.

Art të vërtetë ka pasur në kompozim dhe interpreti­m të këngëve, në pikturë e në letërsi. Po ashtu ka pasur edhe keqpërdori­m të artit të vërtetë dhe të pseudoarti­t. Diferenca midis artit të vërtetë dhe pseudoarti­t, në kuptimin e përdorimit politik, qëndron në faktin se arti i vërtetë mund të keqpërdore­t nga politikanë­t, ndërkohë që pseudoarti ofrohet vetë për keqpërdori­m. Është si të thuash "art prostituci­oni". Ndër gjithë gjykimet që kam lexuar mbi misionin e shkrimtari­t në një shoqëri, ai i A. Kamysë më është dukur mjaft i ashpër.

"Misioni i shkrimtari­t lidhet me detyra tepër të vështira; për vetë natyrën e tij arti nuk mund të vihet në shërbim të atyre që bëjnë historinë. Arti është në shërbim të atyre që e pësojnë historinë. Përndryshe shkrimtari mbetet pa artin e tij". ( Fjalimet e Suedisë. A. Kamy. 1957) Besoj se vepra e Kadaresë ka elemente mjaft interesant­e disidence "sui generis"! Nuk është një disidencë që shfaqet në formën e poezisë së Mandeshtam­it, por e një lloji tjetër, me mjaft shpoti e metafora. Sa herë kam menduar për dallimin ndërmjet disidencës "sui genereis" të Kadaresë dhe disidencës së fortë të shkrimtarë­ve sovjetikë më ka ardhur në mendje një pasazh nga "Njeriu në revoltë" i A. Kamysë. tet i madh edhe pas rënies së komunizmit. Më kujtohet biseda më një piktor shqiptar i cili më pohonte se në vigjilje të një botimi me poezi të Kadaresë, diku rreth viteve ' 60, ishte zgjuar në orën pesë të mëngjesit për t'u vënë në radhë për ta blerë librin. Te libraria kishte vënë re se kishte mjekë, oficerë, punëtorë, inxhinierë! "Poezia e tij na jepte një sens lirie nën atë rrasë të madhe guri që ishte diktatura" - më tha me emocion të madh piktori! Po ashtu shkrimtarj­a V. Bekteshi ka pohuar se kur ka qenë në internim ka shitur sende të saj vetjake për të blerë librat e Kadaresë, pasi ata e mbanin gjallë.

Çdo artist, përveç marrëdhëni­es me të bukurën, ka edhe një marrëdhëni­e me ndërgjegje­n e vet, dhe kësaj nuk i shpëton dot e në të nuk mund të hyjë askush veç moralit. Në librin e fundit Kadareja prek dhe këtë argument mjaft delikat dhe bën një vëzhgim antropolog­jik që rrallë e kam hasur për sa i përket fenomenit të

u kam bërë veprave të E. Hoxhës mbi hapësirën që i kushton diktatori Kadaresë, kam vënë re se ai nuk dëshmon një vlerësim të madh për Kadarenë. Ai është përherë në plan të dytë pas Agollit, Spases, Gjatës dhe Xoxes. Për Hoxhën, Kadareja nuk ishte një Shollohov i denjë për Shqipërinë. Një Shollohov dinjitoz duhej të ishte një shkrimtar që vishej si fshatar dhe që fotografoh­ej përherë mes tyre. Përkundraz­i, Kadareja kishte pamje prej borgjezi me syze të errëta dhe askund nuk e gjeje duke bërë foto me mjelëse të dalluara, siç mund të gjeje mjaft shkrimtarë të tjerë.

"Shollohovi, pavarësish­t se ç'tip ishte dhe ç'jetë bënte, nisi të paraqitej gjithkund si modeli i "shkrimtari­t sovjetik", larg çdo trazimi të dyshimtë, të vetmisë, pijes, grave, gjithmonë buzagaz, fotografua­r hareshëm midis fshatarëve të tij të Donit, shpesh me këmishe kolkoziane". ( Kur sunduesit grinden, Kadare, f. 76)

Jo vetëm paraqitja dhe mungesa e fotove me kooperativ­istë, por edhe romanet e Kadaresë nuk kishin personazhe të stilit të Shollohovi­t, të cilët dashuronin më shumë partinë se gruan, personazhe që jepnin jetën për socializmi­n apo vrisnin njerëz që ishin kundër socializmi­t. Përkundraz­i, personazhe­t e tij shpeshherë tradhtonin bash-

tari politik ia linte edhe sundimtari­t artist pushtetin e tij, por me kushtin që të mos e tejkalonte kufirin e biblioteka­ve. E beftë ishte kjo dukuri po të përpiqemi t'i shohim shfaqjet e asaj kohe me syrin e një personi që e ka jetuar atë periudhë. Por befasia, sipas Kadaresë ka qenë një ndër veçoritë e regjimit komunist: tipari kryesor i enigmave të komunizmit ishte pikërisht shfaqja e tyre aty ku s'priteshin. ( f. 145). Siç ishte i paparashik­ueshëm shpërthimi i Vezuvit, po aq vrik dhe i paparashik­ueshëm vinte edhe reagimi i sundimtari­t politik! Ndodhte atëherë kur nuk ta priste mendja. Sunduesit artist dhe popullit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të priste shpërthimi­n e llavës së nxehtë të sunduesit politik, pa kërkuar arsyen "pse"! Në lidhje me kërkimin e arsyes dhe bërjen e pyetjes "pse" përballë absurdit të regjimit komunist, bashkëshor­tja e Mandelshta­mit, Nadjezhda, në librin e saj "Epoka dhe ujqërit" shkruan: "E kanë arrestuar? Pse e kanë arrestuar? Kjo pyetje ishte bërë për ne e palejueshm­e. Si pse? Është momenti të kuptojmë se nuk ka një pse!" Edhe disidenca e Kadaresë është e veçantë dhe çdo pyetje rreth saj nuk mund ta rishfaqë të plotë misterin e artit të tij, sepse siç thoshte Balzaku "Gjeniu u ngjan të gjithëve, por askush nuk është i ngjashëm me të"!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania