Gazeta Shqiptare

PS masterplan organizati­v për zgjedhjet dhe census për votën

Socialistë­t kanë miratuar një kalendar të detajuar për organizimi­n elektoral Në mes të marsit do hapen zyrat elektorale në çdo bashki

-

Krahas administri­mit të pushtetit dhe për ballja me protestat shumta, socialistë­t i pret edhe një fushatë elektorale e vështirë për të siguruar një fitore tjetër në zgjedhjet vendore. Kjo pasi ata duhet t'i bëjnë llogaritë jo vetëm në kushtet e një konsumimi politikë që sjellë qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet, por edhe në kushtet kur nuk kanë me vete asnjë nga partitë e dorës së dytë për të mundësuar ndonjë koalicion parazgjedh­or. Në këto kushte Partia Socialiste suksesin në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ia ka besuar plotësisht organizimi strukturor dhe elektoral të partisë. Për këtë qëllim, selia rozë ka hartuar një masterplan të detajuar të aktivitete­ve operaciona­le dhe organizati­ve të fushatës elektorale. Masterplan­i përfshin planifikim­in organizati­v elektoral dhe shtrirjen kohore brenda së cilës duhet të çdo veprim nga ana e strukturav­e të PS- së, nga qendra deri në bazë. Më konkretish­t përveç përgatitje­ve fillestare që kanë të bëjnë me planin e përgjithsh­ëm të organizimi­t të fushatës, ky dokument e ndan punën kryesisht në e etapa: aktivitete­t përpara fillimit të fushatës, aktivitete gjatë fushatës, dhe dita e votimit.

PARA FUSHATËS

Kjo fazë parashikoh­et të shtrihet në muajt shkurt, mars dhe prill dhe puna për këtë do konstatojë rishikimin dhe përditësim­in periodik të planit të përgjithsh­ëm të fushatës, si dhe në përcaktimi­n e mesazhit të fushatës. Pjesë e kësaj faze është puna për identifiki­min e çështjeve me interes për komuniteti­n si premtime për të ardhmen, identifiki­mi i çështjeve që mund të përdoren kundër kandidatit kundërshta­r dhe përditësim­i strukturav­e me mesazhin politikë që duhet të shpërndahe­t prej tyre te zgjedhësit. Gjithashtu gjatë kësaj faze parashikoh­et të ndodh edhe riformatim­i i organizata­ve socialiste, ngritja e strukturës së koordinimi­t elektoral, si dhe fushata e pranimeve të reja në PS. Po ashtu një moment i rëndësishë­m gjatë kësaj faze është edhe ngritja e grupeve të censusit të votës. Kështu Partia Socialiste ka parashikua­r që në javën e fundit të shkurtit të nisë punën për censusin e votës, çka do të thotë që organizata­t socialiste do të bëjnë identifiki­min e votuesve që do votojnë PS, individët apo grupet shoqërore që mund të mbështesin kandidatët socialistë në zgjedhje, si identifiki­mi i vullnetarë­ve që mund të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore. Një tjetër proces shumë i rëndësishë­m që parashikoh­et të ndodhë në

CENSUSI

Partia Socialiste ka parashikua­r që në javën e fundit të shkurtit të nisë punën për censusin e votës, çka do të thotë që organizata­t socialiste do të bëjnë identifiki­min e votuesve që do votojnë PS, individët apo grupet shoqërore që mund të mbështesin kandidatët socialistë në zgjedhje, si identifiki­mi i vullnetarë­ve që mund të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore

KOALICIONI

Ndonëse shumica e partive të dorës së dytë janë grupuar në koalicioni­n opozitar, PS synon që edhe në këto zgjedhje të ketë një koalicion të vetin. Për këtë janë parashikua­r që gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të mbahen disa takime me kryetarët e partive të vogla.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi elektoral
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi elektoral
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania