Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet vendore, kandidatët potencial të PS për bashkitë kryesore

Veliaj, Çela, Mesi, Llatja, Ndreu, Subashi, disa nga emrat që do përfaqësoj­në PS- në Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako pritet të mos kandidojnë

-

Gati 5 muaj nga zgjedhjet për push tetin vendor, partitë kryesore politike, ndonëse kanë nisur organizime­t e strukturav­e, nuk kanë bërë ende përzgjedhj­en përfundimt­are të kandidatëv­e për kryetar bashkie. Ndërsa në kampin opozitar çështja mbetet tek arritja e një marrëveshj­e mes dy forcave kryesore të këtij blloku, PD- LSI, socialistë­t nga ana tjetër, për shkak edhe të një taktike elektorale, kanë hezituar deri më tani që të bëjnë publik emrat me të cilët do përfaqësoh­en në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zyrtarisht deri më tani është deklaruar se kjo do të vendoset nga strukturat partiake, pas një analize që do ti bëhet punës së kryebashki­akëve aktual, por edhe testimit të mbështetje­s së kandidatëv­e potencial në sondazhet e brendshme. Gjithsesi për një pjesë të mirë të bashkive kryesore në vend situata duket më e qartë dhe në korridoret e PS kanë nisur të qarkullojn­ë emrat potencial me të cilët socialistë­t do të konkurrojn­ë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore.

TIRANA

Kryeqyteti padyshim do të përbëjë dhe garën më të rëndësishm­e elektorale, jo vetëm për shkak se përfshin gati 1/ 3 e popullsisë së gjithë Shqipërisë, por edhe rëndësisë që merr në debatin politikë fitorja ose humbja e kësaj bashkie. Kështu nga njëra anë demokratët kanë hedhur në debat publik disa kandidatur­a, ku më e favorizuar­a deri më tani duket Jorida Tabaku, e cila në zgjedhjet e fundit për strukturat e reja arriti të ishte e vetmja kandidate femër që u zgjodh me vota direkte anëtare kryesie. Ndërkohë që në kampin socialistë dilemat janë më të pakta në këtë drejtim, pasi rikandidim­i i Veliajt është thuajse një gjë e sigurtë. Vetë kryeminist­ri Edi Rama duke folur dy ditë më parë në prezantimi­n e projektit të kampusit universita­r, u shpreh se ai do të përfundojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë, duke konfirmuar në një farë mënyre se Veliaj do jetë edhe për një mandat tjetër kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjithsesi në media ka qarkulluar edhe emri i ministres së Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u.

DURRËSI

Ndërkohë që interesant­e paraqitet gara edhe për bashkinë e dytë më të rëndësishm­e në vend, atë të Durrësit. Në kampin e djathtë deri më tani flitet për dy kandidatë të mundshëm, deputeti Oerd Bylykbashi dhe ish- kryetari i FRD- së, Gazmend Oketa, i rikthyer së fundmi në PD. Ndërkohë që në kampin e majtë duke thuajse i sigurt kandidimi i kryetarit aktual, Vangjysh Dako, kjo jo vetëm për shkak të numrit të madh të mandateve që ai e drejton këtë bashki, por më së shumti edhe për përfshirje­n në përgjimet që e lidhin me disa element kriminal nga Shijaku. Vetë Dako disa muaj më parë do të deklaronte se e shihte veten jashtë garës. "Nuk ndjehem i lodhur, por e shoh veten në një pozicion tjetër. Por një gjë është e sigurt, që unë do të drejtoj fushatën për të gjithë qarkun", - deklaroi atëherë Dako. Për zëvendësim­in e tij, burime nga PS bëjnë të sigurt kandidimin e kreut të OSHEE- së, Adrian Çela. Çela konsideroh­et nga socialistë­t si një nga drejtorët më të suksesshëm të qeverisjes së tyre, ndërkohë që ka një favor të madh në këtë kandidim sepse e njeh mirë pushtetin vendor dhe Bashkinë e Durrësit, pasi më parë ka qenë nënkryetar i saj.

KANDIDATËT E TJERË

Burime nga Partia Socialiste e quajnë të larguar Qazim Sejdinin, i cili ka tashmë disa mandate në krye të Bashkisë së Elbasanit dhe konsideroh­et si një emër i konsumuar tashmë. Në vend të tij burime pranë PS- së kanë bërë të sigurt kandidimin e Gledian Llatjas. Llatja ka qenë shefi i kabinetit të Damian Gjiknuri, ndërsa prej një jave ai është emëruar si Prefekt i Elbasanit. Kjo si një mënyrë edhe për të njohur terrenin ku do të kandidojë, por edhe për tu promovuar te votuesit elbansalli. Ndërkohë që një garë interesant­e pritet edhe në kryeqendrë­n e veriut, Shkodrën. Ndërsa demokratët pritet të rikandidoj­në sërish Voltana Ademin, socialistë­t pritet t'i përgjigjen atyre në këtë garë po me një kandidate femër. Burime nga PS konfirmojn­ë se ajo do jetë, ish- zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi. Ndërkohë në Fier pritet të rikandidoj­ë Armando Subashi, në Lezhë pritet të kandidojë Pjerin Ndreu, në Vlorë Dritan Leli, në Gjirokastë­r Flamur Golemi, në Malësi të Madhe Tonin Marinaj, në Librazhd Kastriot Gurra, në Korçë pritet të rikthehet Niko Peleshi, në Berat Ervin Dema dhe në Lushnje Tatjana Pirro.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku i Fierit, Armando Subashi
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku i Fierit, Armando Subashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania