Gazeta Shqiptare

Deputetët që mund të lënë mandatin për t'u zgjedhur kryebashki­ak

-

Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore socialistë­t pritet të bëjnë dhe disa lëvizje deputetësh për t'i kandiduar për kryetar bashkie. Një nga këto lëvizje është edhe ajo Pjerin Ndreut, i cili pritet të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Lezhës. Mësohet se për këtë qëllim ai ka bërë edhe lëvizjen e gjendjes civile nga Tirana në Lezhë, ku edhe tashmë rezulton si votues. Një tjetër deputet që pritet të lërë mandatin për të konkurruar për kryetar bashkie është Flamur Golemi. Burime nga PS bën me dije se ai me shumë mundësi do të rikthehet në Gjirokastë­r për të konkurruar për kryetar të kësaj bashkie, ndërsa vlerësohet si një nga figurat e reja dhe premtuese të PS- së për këtë zonë. Gjithsesi në strukturat partiake të Gjirokastr­ës flitet edhe për emrin e prefektit Astrit Aliaj dhe ai i ish- ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Në grupin socialist flitet edhe për një lëvizje surprizë të Niko Peleshit drejt Bashkisë së Ko- rçës. Sipas burimeve nga PS mësohet se Peleshi mund të rikthehet të rikandidoj­ë në Korçë për të zëvendësua­r Sotiraq Filon, i cili duket se do largohet për shkaqe shëndetëso­re. Një tjetër largim nga grupi socialist përflitet se mund të jetë edhe ai i Tatjana Piros, e cila mund të lërë mandatin për të kandiduar për Bashkinë e Lushnjes. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë po shkon drejt një kandidimi edhe ish- zëvendësmi­nistri i Arsimit, Ervin Demo në Bashkinë e Beratit. Demo prej disa kohësh është stacionuar në Berat ku po punon me strukturat e partisë, çka ka hedhur dyshimin se ai do jetë kandidati I PS- së për këtë bashki ku do duhet të mundë influencën e LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania