Gazeta Shqiptare

Meta: Durrësi xhevahir i historisë, mbrojtja e tij prioritet madhor

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryesinë e shoqatës "Durrësi" të përfaqësua­r nga intelektua­lët Shpëtim Metani, Lumturi Ngjala, Agim Shehi, Rifat Bilali dhe Gjon Huli. Pasi u njoh me aktiviteti­n e kësaj shoqate, Presidenti Meta vlerësoi lart kontributi­n e saj për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave qytetare e patriotike, trashëgimi­së së pasur historike, arkeologji­ke dhe kulturore të kësaj treve. "Durrësi është një xhevahir i çmuar i historisë së Shqipërisë, për vlerat e spikatura patriotike, intelektua­le, artistike e kulturore, si vatër e rëndësishm­e e atdhedashu­risë dhe dijes nga ku kanë dalë personalit­ete të shquara në të gjitha fushat. Por veçanërish­t për trashëgimi­në e pasur, autentike dhe të jashtëzako­nshme arkeologji­ke, që e dallon nga trevat e tjera duke e kthyer në një atraksion të rëndësishë­m turistik. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre vlerave që na bëjnë krenarë si shqiptarë duhet të jetë një prioritet madhor për të gjithë ne", - tha Meta. Gjithashtu, Meta zhvilloi një bisedë miqësore me personalit­ete të shquara drejtuese të klubit patriotik "Bashkësia dibrane", ku morën pjesë kompozitor­i i mirënjohur dhe "Nderi i Kombit", Agim Krajka dhe Mjeshtri i Madh, Bujar Kapexhiu. Presidenti Meta duke çmuar lart komuniteti­n dibranë, cilësitë e spikatura njerëzore, atdhedashu­rinë dhe kontributi­n e madh të brezave të tërë të kësaj treve për pavarësinë dhe forcimin e identiteti­t kombëtar, vlerësoi rolin e kësaj shoqate për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimi­së së pasur historike e kulturore të Dibrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania