Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Në qershor edhe zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re

Kryetarja e LSI- së zhvilloi dje një takim me strukturat e partisë në Skrapar "Sot Shqipëria ka rënë në duart e një grupi kriminal"

-

Opozita është e bindur se në qershor vendi do të mbajë jo vetë m zgjedhjet vendore, por edhe ato të parakohësh­me parlamenta­re. Nga Skrapari, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e partisë deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamenta­re, të cilat sipas saj ka gjasë që të mbahen në një ditë me ato lokale, të cilat janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta me 30 qershor. "Në fakt, kemi një datë të zgjedhjeve lokale të dekretuara. Por nuk do të jenë vetëm zgjedhje lokale. Do të jenë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithsh­me, sepse shqiptarët nuk mund të pranojnë që të qeverisen nga një qeveri qe ka grabitur mandatet politike të saj në parlament dhe nga një qeveri e cila mandatet e saj i ka të blera me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar", - tha e bindur Monika Kryemadhi. Kryemadhi theksoi se sot shqiptarë duhet të ngrihen dhe të mbrojnë të ardhmen e tyre që sipas saj është marrë peng nga një grup kriminal që mendon vetëm si të vjedh paratë e shqiptarëv­e. "Sot nuk jemi thjesht në një situatë normale, nuk jemi në kushte normale, jemi në kushtet emergjencë­s, për sa i përket situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Siç ndodhet Shqipëria ndodhet dhe Skrapari, ndoshta për shkak të qëndresës dhe për shkak të pozicionim­it të tyre politikish­t. Sot Shqipëria ka rënë në duart e një grupi kriminal dhe oligarkësh, të cilët çdo ditë e më shumë mendojnë sesi të vjedhin para nga buxheti i shtetit, sesi të varfërojë shqiptarët dhe sesi të pasurohen vetë ata duke çuar paratë në xhepin e Kryeminist­rit", - tha kryetarja e LSI- së. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI- së u shpreh se ka ardhur koha që populli duhet t'i japë një mësim të qartë politikës shqiptare, jo për rrota- cion, por si një shenjë dhe kërkesë llogarie për premtimet që ata bëjnë. "Duam t'i japim mësim politikës shqiptare që ai që jep premtime duhet ta mbajë ose në të kundërt meriton të tërhiqet zvarrë. Mos ndaloni duke kontaktuar vëllezërit, familjarët dhe miqtë tuaj. Nuk është nevoja të bëjmë rrotacion politik, por duhet të organizohe­mi duke mos lejuar blerjen e varfërisë së familjeve shqiptare, sepse duke bërë këtë do të na blejnë edhe shpirtin. Ta bëjmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, kjo do të thotë të veprosh duke rrëzuar këtë klikë oligarkësh", - shtoi Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së akuzoi, gjithashtu, kryeminist­rin se nëpërmjet emërimeve në prokurori, KLP e gjykata, ka marrë peng drejtësinë në vend. "Po pse opozita garanton procesin e zgjedhjeve, apo është qeveria ajo që e garanton luftën kundër krimit dhe korrupsion­it? Pse opozita e ndalon luftën kundër krimit dhe korrupsion­it? A e zgjidhi Edi Rama prokuroren me 69 vota në parlament? E ka prokurori, gjykata çdo gjë. A ka kunatin e një prej deputeteve të PS që drejton KLP? Le ta drejtojnë, lë ta bëjnë luftën kundër krimit dhe korrupsion­it", - u shpreh Kryemadhi. Gjithashtu, ajo theksoi se së fundmi edhe Brukseli zyrtar i ka bërë të qartë qeverisë se është ajo përgjegjës­e për bllokimin e reformave. "Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si Komisioner­i Hahn shprehet se "Rama ka mbajtur peng reformat". Kemi përballë një sfidë: Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën", - tha ajo.

 ??  ?? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania