Gazeta Shqiptare

Hapet sot sesioni parlamenta­r, votohet Rama si ministër i Jashtëm

Opozita pritet të jetë e pranishme në sallë sot kur të votohen dekretet e Metës Nesër Rama duhet të shkojë në Presidencë për t'u betuar

-

Nis sot sesioni i katërt i Legjislatu­rës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë. Por seanca e sotme nuk do jetë vetëm ceremonial­e, pasi në të pritet të votohen edhe dy dekretet e fundit të Presidenti­t Ilir Meta për të kompletuar kështu ndryshimet në qeveri. Kështu, në seancën e sotme do të votohet dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të Jashtëm si dhe dekreti tjetër, ai për emërimin në vend të tij të Edi Ramës si shef i diplomacis­ë shqiptare. Nisur nga fakti se në këtë seancë do jetë edhe votimi i dekretit për emërimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm, burime nga opozita kanë bërë me dije se ajo do jetë sot e pranishme në sallë. Gjithsesi, para seancës pritet të zhvillohet edhe një mbledhje e grupit parlamenta­r, ku pritet të merret edhe vendimi final për këtë seancë. Ndërkohë që menjëherë pas votimit të sotëm, kryeminist­ri Edi Rama do i duhet që të paraqitet në Presidencë për t'u betuar para Metës për marrjen e detyrës së re. Ndonëse bëhet fjalë për një akt formal procedural, ky do jetë momenti i parë i ballafaqim­it të Ramës me Metën, pas akuzave e kundërakuz­ave që kanë shkëmbyer gjatë javëve të fundit lidhur me debatin për dekretimin e ministrave.

REFORMA

Veç votimit të dekreteve Kuvendi do të votojë edhe kalendarin e punimeve, ndërsa deputetët do të njihen edhe me projektlig­jet e depozituar­a. Një nga sfidat e kësaj legjislatu­re do jetë padyshim miratimi i reformës zgjedhore, megjithëse tashmë gjasat që kjo gjë të realizohet janë të pakta. Socialistë­t kanë depozituar në Kuvend një projektlig­j të plotë për të amenduar Kodin Zgjedhor, por ai nuk ka ardhur si produkt i një diskutimi të gjithanshë­m, por si propozim i njëanshëm i deputetëve të PS- së. Ndaj opozita e ka kundërshtu­ar atë draft si të papranuesh­ëm, ndërsa në mbledhjen e fundit të Konferencë­s së Kryetarëve ajo kërkoi me forcë që të shtyhet edhe një herë afati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Kërkesë

kjo që u refuzua nga socialistë­t, të cilët bën të ditur se nuk mund të shtyhet afati i një komisioni që i ka mbaruar mandati prej një kohe të gjatë. Gjithsesi kryeparlam­entari Gramoz Ruçi u shpreh të premten e shkuar se drafti i paraqitur nga socialistë­t nuk mund të hyjë në procedurë parlamenta­re, nëse më parë

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania