Gazeta Shqiptare

Akuzohen se po i japin territore Serbisë, Rama takon Thaçin

-

kulmin e akuzave se së bashku po planifikoj­në shitjen e territorev­e të Kosovës Serbisë, kryeminist­ri Edi Rama dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi kanë patur dje një takim informal. Lajmi u konfirmua nga vetë shefi i qeverisë, i cili shpërndau dje një foto nga ky takim në "Instagram". Të dy politikanë­t janë shfaqur duke konsumuar kafe në një bar, ndërsa në foto duket qartë kujdesi dhe përqendrim­i që tregon kryeminist­ri Rama ndaj presidenti­t Thaçi. Nuk dihen detaje se çfarë është diskutuar mes tyre, por takimi është zhvilluar gjatë një vizite që Thaçi ka bërë në Shqipëri. Rama në Shqipëri dhe Thaçi në Kosovë janë akuzuar kohët e fundit se po mbështesin arritjen e marrëveshj­es së shkëmbimit të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë. Madje Rama u akuzua se edhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati e hoqi pikërisht prej faktit se ky i fundit ishte kundër kësaj marrëveshj­e.

nuk merr konsensusi­n e komisionit parlamenta­r për reformën zgjedhore.

KOMISIONET

Ndërkohë që ndryshimet në qeveri kanë sjellë si pasojë edhe nevojën për disa ndryshime në drejtimin e komisionev­e parlamenta­re. Kjo për vetë faktin se disa nga kryetarët apo nënkryetar­ët e komisionev­e parlamenta­re

tashmë janë bërë ministra. Ndaj socialistë­t pritet t'i propozojnë Kuvendit edhe ndryshimet e nevojshme. Kështu mësohet se Eduard Shalsin në krye të Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese pritet ta zëvendësoj­ë Niko Peleshi, ndërsa Blerina Gjylahmeti pritet të zëvendësoj­ë Bledi Çuçin në pozicionin e bashkëkrye­tarit të Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ndërkohë që postin tjetër të Bledi Çuçit, si zëvendëskr­yetar i Komisionit të Integrimit pritet ta marrë Ditmir Bushati ose Ervin Bushati. Ndërsa Elisa Spiropalin te Komisioni i Shëndetësi­së pritet ta zëvendësoj­ë Klodiana Spahiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania