Gazeta Shqiptare

21 janari, familjarët e Ziver Veizit, statusi i dëshmorit s'është drejtësi

Kujtohet sot 8- vjetori i 4 vrasjeve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" "Kemi shpresë te SPAK dhe Byroja e Hetimit"

-

Në 8 vjetorin e ng jarjes së 21 janarit, familjarët e 4 të viktimave që mbetën të vrarë gjatë protestës së opozitës së atëhershme kërkojnë sërish drejtësi. Të zhgënjyer nga shteti dhe në mënyrë të veçantë nga institucio­net e drejtësisë, familjarët e Ziver Veizit, një prej të vrarëve në 21 janar të 2011, thonë se edhe sot, 8 vite më pas, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes. Për motrën e Ziverit, reforma në drejtësi nuk do të mund të quhet e tillë nëse nuk zbardh ngjarjen e 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të vrasësve të 4 personave. "Po bëhen 8 vite nga vrasja dhe nuk ka asnjë ndryshim nga drejtësia, pasi fajtorët nuk janë dënuar. Drejtësia nuk ka vajtur në vend, por kemi shpresë te SPAK dhe Byroja e Hetimit. Dënimi i autorëve do na lehtësonte humbjen e vëllait tonë", thotë motra e Ziver Veizit, Trendafile Mahmuti për News24. Ajo ka vlerësuar edhe ligjin që u miratua për dhënien e statusit të dëshmorëve 4 viktimave të 21 janarit, por sipas saj kjo do të ishte vetëm një lehtësim moral, por jo vendosje e drejtësisë për atë që ndodhi në atë ngjarje. "Moralisht na lehtëson shpallja dëshmor e vëllait. Si çdo vit do të shkojmë tek vendi ku është vrarë për ta përkujtuar"- tha më tej motra e Ziver Veizit.

Trendafile Mahmuti. Ndërkohë që i vëllai i Ziverit, Caush Veizi shprehet se çdo vit presin që drejtësia të rivendoset dhe që dikush të mbajë përgjegjës­i për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në mes të bulevardit. "Çdo vit presim që dikush të dënohet për vrasjen e vëllait. Me aq sa dimë ne për këtë çështje s'po behet asnjë hetim. Edhe nëse i shpallin dëshmor, ne serish do kërkojmë vrasësit para ligjit."- tha i vëllai i Ziverit, Caush Veizi. Por pavarësish­t zhgënjimit për pritjen e gjatë, familjarët e Ziver Veizit dhe 3 të vrarëve të tjerë të ngjarjes së 21 janarit do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e hënë në kryeminist­ri dhe më pas në homazhet që do të zhvillohen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të vendosur lule në vendet ku u vranë Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hek- uran Deda. Ndërkohë që në fshatin Zenelaj, vendlindja e njërit prej të vrarëve të 21 janarit, Ziver Veizit, familjarë e tij do të zhvillojnë për të një ceremoni mortore përkujtimo­re private. 21 janari i 2011 do të mbetet një ndër ditët më dramatike në historinë e demokracis­ë shqiptare. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë protestës së Par-

MOTRA E ZIVERIT

"Po bëhen 8 vite nga vrasja dhe nuk ka asnjë ndryshim nga drejtësia, pasi fajtorët nuk janë dënuar. Drejtësia nuk ka vajtur në vend, por kemi shpresë te SPAK dhe Byroja e Hetimit. Dënimi i autorëve do na lehtësonte humbjen e vëllait tonë", thotë motra e Ziver Veizit

"Çdo vit presim që dikush te dënohet për vrasjen e vëllait. Me aq sa dimë ne për këtë çështje s'po behet asnjë hetim. Edhe nëse i shpallin dëshmor, ne serish do kërkojmë vrasësit para ligjit."- tha i vëllai i Ziverit

 ??  ?? Vëllai i Ziverit, Caush Veizi
Vëllai i Ziverit, Caush Veizi
 ??  ?? Motra e Ziver Veizit. Trendafile Mahmuti
Motra e Ziver Veizit. Trendafile Mahmuti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania