Gazeta Shqiptare

Si bëhet përllogari­tja e masës së pensionit familjar

Fëmijët jetimë marrin 50% të pensionit që gëzonte i ndjeri

- Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identiteti­n: Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës: Dokumentet që vërtetojnë të qenit në ngarkim të të ndierit/ ndjerës: Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:

Pensioni familjar kon siderohet ai pension që kishte apo i takonte të ndjerit. Në kushtet kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri, ndërsa kur përfitues janë dy ose më shumë persona dhe e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Ndërkaq, personi i ve merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri kur është i vetëm, dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij. Vlen të theksohet fakti se shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes. Në të gjitha ato raste kur prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikis­ht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij, fëmija jetim përfiton pension familjar. Në këtë rast, masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij. Ndërsa jetimi, i cili humb të dy prindërit, ka të drejtë të marrë një pension jetimi për secilin prej tyre. Në kohën kur përfundon afati i pagesës, përfituesi duhet të bëjë një kërkesë pranë ALSSH- së së vendbanimi­t për vazhdimin e pensionit familjar. Bashkëngji­tur me kërkesën, i interesuar­i duhet të paraqesë edhe dokumentac­ionin përkatës.

DOKUMENTAC­IONI

Certifikat­ë e gjendjes familjare.

Certifikat­ë vdekjeje e të ndjerit/ të ndjerës.

Fotokopje e kartës së identiteti­t për kërkuesin, ose përfituesi­t e tjerë.

Libreza e punës.

Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.

Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish- kooperativ­at bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë.

Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për kërkuesit meshkuj).

Vërtetim- tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.

Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t'u punësuar ose vetëpunësu­ar.

Vendim i KMCAP- it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune.

Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/ e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit. Vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë.

Procesverb­al që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesiona­le.

Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t'i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes.

Vërtetim nga organet e prokuroris­ë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr. 758, datë 01.04.1994 "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut".

Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit.

Vërtetim që nuk është i punësuar apo vetëpunësu­ar, për jetimin që ka moshën ligjore për t'u punësuar ose vetëpunësu­ar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç ( kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç ( kur banon në fshat.

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit- tip.

Vërtetim i pagës mesatare neto për vitin e fundit të punës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania