Gazeta Shqiptare

MIRENJOHJE

- Nga Zija Çela

1. ash të gjitha u thanë, e quajtën dhe kolosi i Letrave Shqipe. Në valën e parë të tronditjes, në afshin kur gjaku i kërcëllint­e si vaj i djegur, dikush nuk ngurroi të përmendte edhe Çezarin. E Çezar jo, por padyshim që Kaligulë kurrë nuk ka qenë. Mirëpo tash, tash që vdiq, të gjitha u thanë dhe unë nuk vij ta lavdëroj Shuteriqin, por të lavdërohem prej zotërisë së tij, un grand monsieur.

TNë gjithë katrahurën e mendimit të sotëm mediatik, me ndonjë përjashtim që meriton vëmendje, shkrimtarë­t e brezit tim ( e filluam krijimtari­në aty nga vitet' 70) kanë qëndruar gojëmbyllu­r, thua askush s'na paska pëlqyer para vitit 1990, se askënd nuk paskemi njohur, rrjedhimis­ht, jo që të na ketë mbajtur për dore si tutor nëpër rrugët e jetës dhe të krijimtari­së, por të na ketë ndihmuar të ecim vetë. Ndërkohë që çdo avion, dihet, me krahët e tij fluturon, por diku e ka një aerodrom prej ku është nisur. Natyrisht, historinë nuk e vulosin ata që flasin, ky është akt i historianë­ve, por dëshmitarë­t ndihmojnë për t'i dhënë objektivit­et historisë dhe personazhe­ve të saj, sidomos duke denoncuar çdo shtrembëri­m imazhi sa herë abuzohet me këmbimin e lenteve, domethënë, sa herë që e kaluara gjykohet spekuluesh­ëm nga e sotmja.

Ndonëse narcizmit i kthej shpinën, me skrupujt ndër dhëmbë, po vihem gjakftohtë përballë një Pasqyre të madhe.

2.

Nuk ishim takuar asnjëherë.

Në shkurt të vitit 1969, pasi kisha mbaruar studimet universita­re dhe bëra shërbimin e shkurtuar ushtarak, u emërova në Helshan, një fshat që ndante Kukësin nga Tropoja dhe ku nuk kishte as dritë elektrike. Deri në verë, me dy kandila ndezë ( kënga popullore vazhdon: të dy ishin fikë), kisha shkruar librin e parë, e kisha daktilogra­fuar në Shkodër ( dhjetë lekë faqja), e kisha çuar në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", kisha bërë pushimet në Himarë dhe isha kthyer përsëri në Kukës. Kësaj here, nga Helshani më kishin transferua­r në shkollën e mesme të Krumës, që atë vit hapej rishtas. Në Has vazhdoja të shkruaja, po mendja më rrinte te libri i parë, asnjë përgjigje. Kisha harruar që në sekretari pata lënë adresën e shtëpisë në Shkodër, rruga Reshit Rusi, nr. 40, dhe, në fakt, përgjigja pikërisht atje kish- te vajtur. Duke e keqkuptuar, vëllezërit e mblodhën mendjen top, vendosën që ta fshihnin në arkën e nënës pa më dërguar lajm, në mënyrë që të mos mërzitesha, se "boll që isha larg". Për këtë shkak, nuk ma zunë me gojë as kur erdhi vera tjetër dhe, bashkë me time shoqe, u ktheva sër- ish për pushime. Por në pjacën e Shkodrës, teksa shëtisja nga Dugajët e Reja deri te Kafja e Madhe, dolën njerëz që sesi po më shihnin, me përshëndes­nin ndryshe, me kut tjetër, dhe disa më uruan për tregimet. Kaq mjaftoi që të nesërmen të udhëtoja për Tiranë.

Çfarë kishte ndodhur? Redaktori i librit, Rinush Idrizi, në pritje që të bëhesha diku i gjallë pas përgjigjes, kishte botuar dy apo tre tregime ne gazetën "Drita", të cilën atje ku jetoja nuk e shihja. Dhe kam një porosi, më thotë, kryetari i Lidhjes ka qejf të të njohë. Në zyrë nuk e gjetëm, e gjetëm në kafe Tirana ( atëherë në anë të bulevardit), sipër së cilës kishte edhe banesën. Më tha çfarë më tha, hoqi syzet, fërkoi sytë dhe, me ato tipare të gdhendura, të zmadhuara, të cilat i jepnin vetiu hiret e një sovrani të lindur, më zgjati letër që ta shkruaja aty kërkesën për anëtarësi në Lidhje dhe kërkesën për leje krijuese. Sugjerimit të Rinushit se pas dy- tre muajsh do të dilte libri e mund të prisnim, iu gjegj duke thënë se nuk është gjithmonë e nevojshme që, për të qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve, të kesh domosdo edhe libra.

Mendimi i parë që më erdhi: O Zot, nuk paskam qenë i vetëm në vetminë dhe në mërzinë time, ato dy kandilat nuk qenkan fikë!

Pastaj vazhduan marrëdhëni­et përsëri në distancë. ( Unë hiç, naiv dhe i ndruajtur, asnjë letër a kartolinë falënderim­i.) Një ditë, atje në Kukës më troket dera e shtëpisë dhe, sapo e hap, shoh dy miq: Faik Ballancën e Moikom Zeqon, të cilët aso kohe punonin në shtypin letrar të Lidhjes. Përshëndos­hemi edhe më thonë: Kemi një porosi për ty: jemi nisur për reportazh në Fierzë, por Kryetari na porositi të vijmë deri në Kukës dhe të të sjellim këtë makinë. Ishte një makinë shkrimi e vogël, Olivetti me valixhe, fringo e re, një alet që në atë kohë, për ëndrrën e një shkrimtari të ri shqiptar, një shkrimtari dyfish të izoluar, t'i hidhte trutë

 ??  ?? Dhimitër Shuteriqi
Dhimitër Shuteriqi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania