Gazeta Shqiptare

Presidenti kosovar: Do sigurojmë stabilitet në rajon si dhe mundësinë e anëtarësim­in në BE

Thaçi: Marrëveshj­a me Serbinë ka të bëjë me korrigjimi­n e kufijve.

-

Presidenti

i Kosovës, Hash im Thaçi ka pranuar se marrëveshj­a finale me Serbinë nënkupton edhe ' korrigjimi­n' e kufijve. "Kjo marrëveshj­e nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimi­n e kufijve, por edhe me aspekte të tjera", ka shkruar ai në një postim në Facebook pjesë të përgjigjev­e të tij dhënë për agjencinë e lajmeve të Austrisë ( APA). Thaçi ka shkruar se marrëveshj­a do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon, mundëson anëtarësim­in e të dyja vendeve në BE, nënkupton që nuk do të ketë më kufij monoetnik e që trajton edhe çështjen e personave të zhdukur.

POSTIMI I PLOTË:

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë "APA", kam biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Duke folur për fazën e fundi të dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kam theksuar se një marrëveshj­e mes nesh do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Për Kosovën dhe Serbinë kjo do të mundësojë anëtarësim­in në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO. Nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike. Arritja e një marrëveshj­eje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshj­es do të përmirësoh­et edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian. Shansi për të arritur një marrëveshj­e të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbësh- tetjen e BE- së dhe SHBA- së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshj­en, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzoh­et ky momentum për të arritur një marrëveshj­e të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzoj­më këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme. Kjo marrëveshj­e nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimi­n e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshj­e do të jetë gjithëpërf­shirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje. Marrëveshj­a ka për qëllim të zgjidhë përfundimi­sht problemet dhe të mos jetë një zgjidhje e përkohshme, të cilës pastaj duhet t'i rikthehemi. Nuk do të ketë as "Shqipëri të madhe", as "Kosovë të madhe". Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar. Në këtë intervistë kam folur edhe për ushtrinë e Kosovës. Ky ishte një vendim i duhur i një shteti sovran, i bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania