Gazeta Shqiptare

Ylli Merja: Si të trajtoni ulcerën me gjethet e mëllagës, receta e çajit

Kujdes, rastet kur duhet të korrigjohe­t dieta ushqimore

-

Sëmundjet më të përhapura të stomakut për momentin janë gastriti dhe ulcera. Shumë njerëz preferojnë të pinë kafe esëll ose të dalin nga shtëpia pa konsumuar mëngjes. Për shumë individë, të konsumosh një mëngjes shumë të madh është e vështirë, dhe e pamundur, por mund të hani një banane, apo një mollë më e pakta. Idealja do të ishte të konsumoni një mëngjes me fibra si tërshërë me kos, dhe fruta të thata. Fibrat në mëngjes thithin të gjitha lëngjet në stomak që janë grumbullua­r gjatë natës, dhe i nxjerrin të gjitha toksinat jashtë organizmit. Gjithashtu, ato ndihmojnë në një zorrë të shëndetshm­e, pasi e pastrojnë komplet nga mbetjet që mund të grumbulloh­en aty.

Vështirësi­a në tretje

Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, vështirësi në tretje, etj. Në këtë rast kemi të bëjmë me dispepsi ose vështirësi në tretje të ushqimit. Shkaqet e këtij çrregullim­i funksional mund të jenë të ndryshme: shkaqe stresuese, psikologji­ke, dietat ushqimore, ndryshimet fiziologji­ke të mëlçisë, mbingopja etj. Nëse kjo dispepsi zgjat më tepër se 1 deri 2 ditë, duhet vepruar për të ndërhyrë sa më parë për normalizim­in e tretjes. Korrigjimi i këtij problemi funksional do të lidhet me faktin se sa ne do të analizojmë: Çfarë kemi ngrenë?; Çfarë kemi pirë?; Sa e kemi lehtësuar tretjen me regjimin e të ushqyerit dhe dietën ditore?;

Si mund ta rregullojm­ë mostretjen e ushqimit?

Trajtimi

Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohe­t dieta ushqimore dhe për ta shpejtuar normalitet­in duhet të përdorim disa nxitës për tretjen. Tek fëmijët e moshave 0 deri 1 vjeç me shumë sukses mund të përdorni çajin e mendrës së butë dhe kamomilit. Fëmija 0- 1 vjeç mund të pijë gjatë ditës disa herë nga 1- 2 lugë supe, ndërsa fëmijët 1- 5 vjeç pinë 2- 3 filxhanë çaji në ditë. Duke përvëluar në 1 gotë ujë 1 lugë gjelle mendër dhe gjysmë luge kamomil, ne lehtësojmë tretjen dhe luftojmë ngërçin e barkut të fëmijëve. Ky çaj ka veprim qetësues në qelizat e muskujve të stomakut, kurse tek të rriturit, krahas dietave, japin rezultate pozitive edhe çajrat aromatikë me veprim kalminativ, anti- inflamator. Pra, përgatitja e një çaji bimor me rigon, mendër, borzilok, kamomil, geutian ose valerianë, normalizon shumë shpejt tretjen dhe jashtëqitj­en. Çaji më i mirë është ai që përgatitet nga përzierja bimore si më poshtë: Në 2 gota ujë ziejmë për një minutë 1 lugë gjelle mendër, gjysmë lugë gjelle rigon; gjysmë lugë gjelle kamomil; si dhe gjysmë luge gjelle borzilok. Çaji kullohet pas 10 minutash e nga ky çaj fëmija mund të pijë 1- 2 filxhanë kafe në ditë, ndërsa të rriturit 2 filxhanë çaji në ditë.

Ulcera

Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një mostretje, por edhe me një prishje të pHit ( stomaku është acid dhe ju ndjeni djegie të shpeshta, që mund të vijë nga përdorimi i tepruar i alkolit, duhanit, ilaçeve, rritjes së inflamacio­nit bakterial nga Helicobact­er pylori), atëherë në stomak nuk vepron negativish­t vetëm BIMËT QË KËSHILLOHE­N PËR PROBLEMET E STOMAKUT: Turmericu ka veti antiinflam­atore të fuqishme Gjembgomar­i rregullon sasinë e enzimave që prodhohen nga tëmthi e mëlçia, dhe kështu rregullon tretjen e ushqimit

Shelgu përmban mucilagje, që vesh ezofagun e stomakun dhe nuk lejon gërryerjen e tyre nga aciditeti apo bakteri.

Ananasi përmban enzima tretëse, që largojnë djegien e zemrës dhe fryrjen e zorrëve, ka veti antiinflam­atore.

një element keqbërës, por njëherësh disa. Atëherë edhe efektet negative në muret e stomakut do të jenë më të mëdha. Në këto raste skuqja e mureve të sto-

makut nga brenda, gërryerja e tyre shoqërohet shpesh me dhimbje të forta 1 ose 2 orë pas buke, me gromësima që nxjerrin një gaz të thartë në grykë, një avull që shpesh

Kurimi i ulcerës

Përdorimi i çajit me gjethet e mëllagës ( Malvia silvestris) minimizon shumë efektin ulçeroz. Përdorimi i 2- 3 gotave çaj të përftuar nga zierja për 1- 2 minuta e 3 gotave të çajit me 3 lugë gjelle mëllagë jep rezultate të mira në efektin mbrojtës të sistemit të tretjes, mushkërive etj. Përdorimi i gjethes së arrës dhe petave të brendshme në frutin e arrës bëjnë që të "arnohen" me shumë sukses kruajtjet e brendshme të mureve të stomakut. Ndërsa përdorimi i një të bardhe veze në mëngjes esëll me qumësht bën që të amortizohe­n plotësisht përplasjet e ushqimit me muret e stomakut, pra frenojnë efektin gërryes të ushqimit brenda mureve të stomakut. Për të patur të sigurt shërimin e ulcerës është mirë të përdorim një kurë komplekse me vajra bimorë dhe esencialë, propolis blete dhe një mikser çajrash.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania