Gazeta Shqiptare

' Në luftë me kohën', operacion shpëtimi me 300 njerëz për 2- vjeçarin që ra në pus

Spanja në ankth, vogëlushi prej një jave nën thellësinë 107 metra

-

Vogëlushi

dyvjeçar, Julien Roselló, i cili ka rënë brenda një pusi, po mban nën tension Spanjën. Ekipet e shpëtimit janë ende në përpjekje për të gjetur të miturin që ra brenda pusit të ngushtë dhe të thellë 107 metra, në Spanjën jugore 7 ditë më parë. Asnjë shenjë jetë të 2vjeçarit nuk është zbuluar deri me sot nga pusi në qytezën Totalan, në lindje të Malagës. Treqind persona punojnë me turne nga 100 vetë çdo tetë ore, ndërsa kodra ku ndodhet fëmija ngjan me një kantier gji- gand ku mjete të tonazhit të rëndë punojnë pa pushim Ata gjetën brenda pusit flokë dhe testet e ADN- së konfir- mojnë se janë të fëmijës. Flokët u gjetën në mesin e mbeturinav­e të nxjerra nga pusi dhe u krahasuan me mostrat e ADN- së nga shishet e ujit të djalit. Brenda pusit të ngushtë me diametër 25 centimetra nuk mund të futet asnjë njeri. Në 70 metra thellësi është një pengesë, e cila nuk lejon ekipin e shpëtimit të dërgojnë ushqim dhe ujë për tek fëmija. Të shtunën Kryeinxhin­ieri Angel Vidal tha se ekipi është i motivuar për të arritur sa më shpejt tek djali. Orët e gjata në punë, mungesa e gjumit dhe lodhja nuk e demotivojn­ë ekipin. "Kemi shprese se do ta shpëtojmë dhe do t'ua çojmë prindërve. operacioni pritet të përfundojë të hënën. Ai është fëmija i të gjithëve, do ta nxjerrim jashtë". - ka thënë ai. Inxhiniere­t kanë projektuar dy tunele horizontal dhe vertikal për të arritur tek fëmija. Do të jenë minatorë të specializu­ar ata që do të futen për të kërkuar në vendin ku besohet se ka rënë fëmija. Sapo të përfundojë tuneli i parë ekipi i shpëtimit do të ndërtojë një tunel të dytë me të shkurtër për të arritur zonën ku fëmija ka ngecur.

"The Jerusalem Post" - Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania