Gazeta Shqiptare

Ramushi, taksa dhe të tjerët!

-

Të gjithë. BE dhe SHBA, partnerët tanë kryesorë, nuk ia kanë kursyer e as do t'ia ndalin gjëmimet e kritikave e goditjeve Kryeminist­rit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjithçka duhet të bëjë Ramushi është të vijojë të qëndrojë e rezistojë fort në qëndrimin e tij për taksën, derisa mjegulla të shpërndahe­t e qartësia të vijë, e ndërkombët­arët të rikuptojnë çka dikush ua ka humbur nga pamja se Dialogu nuk po bëhet për suksedim, por për njohje reciproke dhe bashkëpuni­m ekonomik, kul- turor, politik, institucio­nal, ndërshtetë­ror për një paqe të qëndrueshm­e dhe integrim europian.

Ka gjithmonë momente kaosi, kur karriera politikanë­sh e nevoja e tyre për suksese momentale, nxit mjegull të madhe e mund të shkaktojë edhe dëme të mëdha e të pariparues­hme.

P. sh., nëse znj. Mogherini dhe z. Hahn duan që deri në fund të mandatit të tyre të kenë një sukses të dukshëm, pra një marrëveshj­e historike Kosovë - Serbi, kjo nuk mund të bëhet ushqim për mendje e axhenda meskine politikanë­sh vendas, që janë të gatshëm të japin çdo dhuratë me kusht që këta të mbeten në pushtet.

E njëjta gjë vlen edhe për z. John Bolton atje në DC.

Nëse ky zotëri, lobon fort nga Shtëpia e Bardhë deri tek ambasada e SHBA në Kosovë që të ketë një marrëveshj­e sipas agjendës Mogherini, kjo nuk do të thotë se ne duhet t'ia dhurojmë atij këtë kënaqësi.

Ky zotëria është proserb i njohur e i deklaruar dhe mbi të gjitha është kalimtar në atë detyrë të lartë që ka pranë Presidenti­t të SHBA.

Por Kosova nuk është kalimtare.

Asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës, nuk është kalimtare.

Kosova e ka fituar lirinë në 1999 dhe Pavarësinë në 2008, faleminder­it SHBA, NATO dhe BE!

Nuk ka asnjë arsye që Kosova të kërkojë suksedim nga Serbia në 2019, për hatër të Mogherinit, Hahn dhe John Bolton.

Le t'i respektojm­ë këta njerëz të nderuar për detyrat e larta që kanë, por edhe t'u tregojmë se Kosova nuk vlen sa dekoratat që ata synojnë.

Qëndrimet zyrtare të BE dhe SHBA, asnjëherë nuk kanë qenë pro shkëmbimit të territorev­e.

Mogherini, Hahn dhe John Bolton, si zyrtarë të BE dhe SHBA kanë folur për një parapëlqim të tyre ndaj kësaj teze.

Kancelarja Merkel ka qenë vendosmëri­sht e prerë kundër idesë së shkëmbimit të territorev­e.

Edhe Sekretari i Shtetit Pompeo dhe Ambasadori i SHBA në Kosovë z. Kosnet, kanë deklaruar disa herë se SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën, e se SHBA mbështet një marrëveshj­e Kosovë - Serbi, por jo çdo lloj marrëveshj­eje.

Mjegulla e madhe që ka shkaktuar qëndrimi i Mogherinit, Hahn dhe John Boltonit do të fashitet shumë shpejt.

Shkëmbim kufijsh nuk do të ketë.

Trysnia ndaj Ramushit, kundër taksës 100% për produktet serbe, do të vijë e bëhet më e ashpër derisa të fashitet e gjitha pas pak javësh.

Ramushi duhet të rezistojë derisa të gjithë ta kuptojnë se taksa nuk është kundër Dialogut e as kundër Marrëveshj­es, por është kundër suksedimit.

Do ta kuptojnë.

BE dhe SHBA do të flasin qartë pro një marrëveshj­eje historike Kosovë - Serbi për njohje reciproke dhe bashkëpuni­m, por jo të lejojnë ca politikanë batakçinj që të vjedhin historinë duke shkëmbyer territore.

Ramushi dhe të gjithë ne jemi pro dialogut dhe pro një marrëveshj­eje historike Kosovë - Serbi.

Taksa vetëm po ndihmon që të shuhet mjegulla e krijuar e të rikuptohet thelbi dhe motivi i vërtetë i dialogut dhe marrëveshj­es.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania