Gazeta Shqiptare

Mema: Jemi për mbijetesë, mendova dorëheqjen disa herë

Objektivat e ndryshëm me klubin, një ekip pa motivim dhe dëshirë, ja vështirësi­të e teknikut Trajneri bardheblu bën bilancin e tij në krye të Tiranës

-

Emori përsipër "Tironën" e tij në një kohë kur pakkush do të kishte guximin ta bënte. Por natyrisht për një si Ard Mema, që jetën e ka të lidhur me ngjyrat e ekipit ku e gjithë familja e tij ka dhënë kontribut, kjo ishte një detyrë dhe njëkohësis­ht një përgjegjës­i e madhe. Dëshira për të bërë mirë në një skuadër të trazuar dhe të brishtë nuk arriti ta mposhtë situatën e krijuar. Mema pati vështirësi të mëdha, disa humbje radhazi me përmbysje, lojtarë që nuk iu përgjigjën dhe kaosin financiar tashmë të trashëguar. Pavarësish­t se e mendoi largimin disa herë nga stoli i Tiranës, sërish ai është aty. Mbase për ta arritur shpëtimin e madh dhe kalimin e kësaj situate të errët. Në një pronocim për "Zona Gol", tekniku bardheblu rrëfen gjithçka.

TIRANA NDRYSHE

"Në ditët e sotme, duhen ndarë detyrat. Trajneri të ketë pozicionin e vet, të zgjedhë lojtarët me kujdes. Të zgjedhë karakterin sportiv. Presidenti duhet të ketë detyrat e veta".

EMOCIONET

"Jam përlotur edhe njëherë te kjo zyrë në një intervistë më parë, sepse këtu ka shumë histori. Në atë moment, u emocionova edhe prej disa kujtimeve. Kohët kanë ndryshuar, edhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk duhet të mbetemi nostalgjik. Duhet t'i mësojmë edhe brezat e tjerë me frymën e Tiranës. Këtë duam ne ishfutboll­istët, të shkojë në krye".

TË RINJTË

"Filtra ka tek brezat e rinj, por duhet t'i bëhet një histori të rinjve se çfarë përfaqëson Tirana. Të vjen keq që është shuar tradita e ndikimeve familjare, që vinin nga familje futbollist­ësh, duke trashëguar këtë afeksion te brezi tjetër. Kemi disa elementë të mirë si Muçi, Ismailgeci dhe Çelhaka. Kam pasur dilemat e mija për aktivizimi­n e të rinjve, për shkak të brishtësis­ë dhe emocioneve që kanë lojtarë e rinj. Mund të them se gjatë miqësoreve që kemi zhvilluar disa nga lojtarët e rinj kanë pasur momente loje, ku janë paraqitur më mirë se shumica e lojtarëve të formacioni­t.

MERKATO

"Në ditët në vazhdim pres 1 ose 2 futbollist­ë, që mund të na bashkohen. Disa lojtarë të huaj kanë ardhur me vonesë, por jam i kënaqur nga faza përgatitor­e. Për sa i përket merkatos, kemi kohë deri në 30 janar, por nuk mund të flas me emra konkret. Në ditët në vazhdim do të shikojmë se kë mund të afrojmë. Kemi biseduar me tre futbollist­ë goxha cilësorë dhe po pres nga momenti në moment që bisedimet të konkretizo­hen. Duhet një përzgjedhj­e goxha e mirë, nuk mund të marr lojtarë anonim me 20 pikëpyetje nga pas. Nëse nuk marr këto futbollist­ë që kam menduar, nuk do të marr të tjerë".

OBJEKTIVI

"Në fillim kishim një problem shumë të madh me pësimin e golave. Tani po mundohemi që të kemi ekipin në ekuilibër. Objektivat e mi janë dy: I pari atë që ma cakton klubi dhe i dyti objektivi që vendos çdo trajner. Kur erdha shumë njerëz kanë thënë se mund të shkojmë në kupat e Europës, por unë nuk e kam menduar këtë, doja vetëm që të nxirrja klubin nga zona e ftohtë. Jam trajneri dhe duhet të jem me këmbë në tokë. Nëse nuk dalim nga kjo zonë, nuk mund të mendojmë për gjëra të tjera."

DORËHEQJA

"Kam menduar tre ose katër herë dorëheqjen. Dy raste kanë qenë pas ndeshjes me Luftëtarin dhe pas humbjes ndaj Partizanit. Kur erdha nga Flamurtari këtu, mendoja se futbolli shqiptar ka disnivele të vogla dhe thashë se do rregulloja diçka, por nuk ndodhi kështu. I gjithë problemi im ishte se unë nuk e kisha idenë se çfarë niveli kishin lojtarët që kisha në dispozicio­n."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania