Gazeta Shqiptare

PD: Pro marrëveshj­es Kosovë- Serbi, por pa copëtim të territorev­e

-

Gjatë

seancës së djeshme në Kuvend, opozita ka sulmuar kryeminist­rin Edi Rama se po përpiqet të nxisë arritjen e një marrëveshj­e Kosovë- Serbi në favor të këtyre të fundit dhe në dëm të territorev­e shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha theksoi se kryeminist­ri Rama po kërkon të krijojë Serbinë e madhe, ndërsa bëri të ditur se PD është pro një marrëveshj­e mes Serbisë dhe Kosovës, por pa prekur territoret. "E mbë- shtesim marrëveshj­en Kosovë- Serbi, por pa copëtim të territorev­e, pasi hap kutinë e Pandorës, sjell bllokim automatik të procesit të integrimit. Gjatë vizitës së Bushit në Shqipëri, presidenti më thotë cili është mendimi juaj për Kosovën? Unë mbrojta pavarësinë. Me tha kur mendohet se duhet shpallur? Këta menduan se unë do të thosha sot, jo! Unë i them, merrni kohën tuaj se ne nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE- së, dihet se kë kemi mik ne, dhe kush është destinacio­ni ynë. Dhe jo sikur bën ky me argatët e Beogradit", - tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania