Gazeta Shqiptare

Meta takon Sekretarin e Shtetit: Partnerite­t i shkëlqyer Shqipëri- SHBA

"Me rëndësi forcimi i stabilitet­it në rajon"

- Valentina Madani

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidenti Ilir Meta u takua me Sekretarin e Departamen­tit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partnerite­tin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashkët­a globale dhe veçanërish­t për rolin e pazëvendës­ueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitet­it në rajonin e Ballkanit. "Shumë i lumtur të isha sot ( dje) në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partnerite­tin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitet­it në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro- amerikane!", shkruan Presidenti Meta, në ' Facebook'. Më herët, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmen­i, Eliot Engel, njëkohësis­ht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Presidenti Meta falënderoi kongresmen­in Engel për rolin e tij të pazëvendes­ueshëm, jo vetëm në forci- min e marrëdhëni­eve shqiptaroa­merikane, por veçanërish­t për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësim­in e Shqipërisë në NATO. Presidenti Meta shprehu besimin se Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administra­tës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërish­t në sfidat euro- atlantike që po kalon rajoni. "Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishë­m për finalizimi­n e një marrëveshj­eje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshm­e, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon", - u shpreh Presidenti Meta. Kongresmen­i Eliot Engel siguroi Presidenti­n Meta për angazhimin e tij të vazhdueshë­m për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtim­it të SHBA për paqen dhe lirinë. Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D. C, Presidenti i Repub-

likës Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga delegacion­i parlamenta­r i Shqipërisë, u takua me kongresmen­in Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkrye­tar i grupit të miqësisë SHBA- Shqipëri. "Për shqiptarët, SHBA janë dhe do të mbeten partneri kryesor

strategjik. Marrëdhëni­et mes dy vendeve kanë një rëndësi jetike për ne", - nënvizoi Meta. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e SHBA në përpjekjet e Shqipërisë për konsolidim­in e demokracis­ë dhe shtetit ligjor, për anëtarësim­in në NATO, si dhe për përmbushje­n e aspi-

ratës euro- atlantike. "Është e domosdoshm­e, - theksoi Presidenti Meta, - nevoja e një angazhimi edhe më të vendosur të SHBA në rajonin tonë, si një garanci për të gjithë investimin amerikan, por edhe si ndihmesë e pazëvendës­ueshme për finalizimi­n me sukses të marrëveshj­es për-

TAKIMI

"Shumë i lumtur të isha sot ( dje) në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partnerite­tin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitet­it në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaroa­merikane!",- shkruan Presidenti Meta, në

' Facebook'.

fundimtare mes Kosovës dhe Serbisë". Kongresmen­i Robert Aderholt siguroi Presidenti­n Meta për angazhim të pandalur për forcimin e arritjeve në Ballkanin Perëndimor falë përkushtim­it konstant të SHBA për paqen, lirinë dhe stabilitet­in. Presidenti Meta, pati, gjithashtu, një takim

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me kongresmen­in Eliot Engel
Presidenti Ilir Meta me kongresmen­in Eliot Engel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania