Gazeta Shqiptare

Basha: Paratë e shqiptarëv­e, në duart e pesë oligarkëve

"Punësimi, prioriteti kryesor i PD- së"

- Valentina Madani

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvil loi dje një sërë takimesh me bizneset dhe me qytetarët në Tiranë, të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit. Teksa përshkoi në këmbë të gjithë Rrugën e Kavajës, kryedemokr­ati bashkëbise­doi me një sipërmarrë­s në fushën e "call center", të cilit i premtoi se PD- ja do të ndjekë politika lehtësuese për bizneset. Z. Basha përmendi se punësimi është një ndër prioritete­t e partisë së tij dhe këtë do ta aplikojë sapo të marrë pushtetin. Sipas Bashës, do të ketë ulje të taksës së sheshtë, e cila do të bëhet 9%, taksat e sigurimeve shoqërore do të bëhet 9 për qind për punëdhënës­in dhe po aq për punëmarrës­in. Ndërkohë, që premtim tjetër ishte dhe ulja e çmimit të karburanti­t. "Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontriburi­t shoqëror që do të jetë 9% punëdhënës­i, 9% punëmarrës­i. E dyta, është ulja me 300 lekë e çmimit të karburanti­t që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30- 40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumator­ët. Janë tri shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit, por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ua marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratik­e", - deklaroi z. Basha. Kreu i opozitës sulmoi politikat e qeverisë të aplikuara për bizneset e vogla, ndërsa i ftoi tregtarët që më 16 shkurt të mblidhen në bulevard. Problemi kryesor për Lulzim Bashën mbetet grabitja e parave të shqiptarëv­e, të cilat sipas tij, janë përqendrua­r te duart e 5 oligarkëve. Ai tha se këto para që iu vidhen shqiptarëv­e do t'u kthehen mbrapsht sapo PD- ja të vijë në pushtet. "Jeni në një nga rrugët krye- sor të Tiranës. Kur qaheni ju, imagjinon se çfarë ndodh në vendet e tjera. Taksa do të bëhet 0.5 për qind e xhiros vjetore. Asnjë inspektor tatimor nuk do të këtë të drejtë të hyjë në dyqanin tënd. Me këta taksa ata kanë mbledhur 2 miliardë lekë, por asgjë nuk është kthyer te qytetarët. Lekët nuk janë në xhepin e qytetarëve, sepse janë në xhepat e 45 oligarkëve", theksoi z. Basha. Ai akuzoi se biznesi i vogël shihet nga qeveria si kriminel. "Serbia ka për 32 zanate e ka çuar zero taksën. Ku do e marrë kasën këpucari, 400 euro nuk i mbledh me 500 lekësha. Biznesi i

AKUZA

"Janë tri shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit, por që nuk po kthehen në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ua marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratik­e", tha Basha.

vogël po shkatërron ekonominë. Nuk do kemi më të vetëpunësu­ar në zanate. Ne, familja Tufina, kemi qenë orëndreqës. Qeveria duhet t'i japë mbështetje biznesit të vogël. Nëse shteti i ul taksat, ai merr edhe dy punëtorë. Ne kemi zanatçinjt­ë më të mirë", theksoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Protesta e djeshme para bashkisë
Protesta e djeshme para bashkisë
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Njësinë Numër 7
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Njësinë Numër 7

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania