Gazeta Shqiptare

Kreu i Gjykatës Administra­tive, Eriol Roshi kalon vetingun, konfirmohe­t në detyrë

-

TIRANË - Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ( KLP) dha vendimin ditën e djeshme, për kreun e Gjykatës Administra­tive Tiranë. Trupi gjykues i përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktar­i, vendosi konfirmimi­n në detyrë të kryegjyqta­rit Eriol Roshi. Kjo pasi Roshi u gjet i "pastër" nga verifikime­t e kryera lidhur me figurën e tij, në kuadër të procesit të vetingut. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar këtë të mërkurë, ndaj gjyqtarit nuk janë gjetur shkelje. Nga verifikime­t e kryera rezulton se të ardhurat e tij janë normale dhe nuk ka fshehje pasurie. Roshi ka një apartament me sipërfaqe 110 metër katrorë, me vlerë 72 milionë lekë të vjetra, i cili është blerë me anë të një kredie bankare, e cila është në proces shlyerje. Rezulton se vlerësimi i pasurisë, deklarimi i saktë në përputhje me ligjin. U konstatua se makinën tip ' Benz', e cila është blerë në vitin 2014 për 6 mijë euro, është siguruar me të ardhurat e bashkëshor­tes. Ndërsa një makinë tjetër në vitin 2010, rezulton ta ketë blerë me të ardhurat e të atit. Sa i takon vlerësimit të figurës, ka arsyetim ligjor, proceset gjyqësore të tij janë të pastra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania