Gazeta Shqiptare

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg 2 anëtarët e bandës së Shijakut

-

TIRANË - Hajri Seferi dhe Hekuran Hoxha, të cilët u arrestuan gjatë operacioni­t të koduar "Volvo 4" si anëtarë të bandës së Shijakut, dje u lanë në burg nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Mësohet se gjykata ka refuzuar kërkesën për lirimin e tyre me argumentin se prokuroria ka prova për të vazhduar hetimet ndaj tyre për trafik narkotikës­h, grup kriminal dhe pastrim parash. Me argumentin se Hekuran Hoxha, i njohur si "Roni" ka probleme shëndetëso­re është kërkuar liria nga avokati i tij. Hoxha u arrestua pak ditë më parë si personi që do trafikonte drogën që do të prodhohej në laboratori­n e Hasit. Ndërsa, Hajri Seferi dyshohet të jetë një prej krerëve të grupit Avdylajve. Ai është një nga personat që është përgjuar më shumë dhe që çoi në shkatërrim­in e katër grupeve kriminale. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se Seferi ishte urë lidhëse mes tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania