Gazeta Shqiptare

Ministrat Balluku e Klosi, dëgjesë publike me banorët e Labinot- Mal

Aksioni për kontrollin e HEC- eve

-

Ministrja

e Infrastruk turës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kanë zhvilluar një tjetër bashkëbise­dim, kësaj radhe me banorët e fshatit Labinot Mal në qarkun e Elbasanit, për të dëgjuar shqetësime­t e tyre lidhur me çështjen e ujit të burimit të fshatit për të ndërtuar HEC. Gjithashtu, ministrat i kanë informuar banorët lidhur me aksionin më të fundit të qeverisë për kon- trollin e ligjshmëri­së së zbatimit të kontratave të HECve në të gjithë vendin. Banorët janë shprehur se uji i burimit është jetik për ta dhe se marrja e tij do ta bënte të pamundur jetesën në një zonë të thellë malore siç është ajo e Labinot Mal. Ata kërkuan nga ministrat që të problemi i tyre të traj- tohet me seriozitet dhe në të njëjtën kohë shprehën besimin se me vullnet të mirë qeveria mund ta zgjidhë këtë problem. Duke marrë fjalën në takim ministrja Balluku ka thënë: "Duhen respektuar kontratat, të cilat janë lidhur për krijimin apo zhvillimin e këtyre HEC- eve. Sepse shpesh ndodh, që duke vënë HEC- et në punë kanë ngelur fshatrat pa ujë, pa ujë vaditje, pa ujë të pijshëm dhe sidomos për sa i përket blegtorisë. Nga ana e tij ministri Klosi tha se ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ngritur një grup pune, që po analizon të gjithë problemati­kën e shfrytëzim­it të burimeve ujore në Sh- qipëri, për të mos lejuar në mënyrë kategorike për- dorimin e tyre në dëm të mjedisit dhe qytetarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania