Gazeta Shqiptare

Sigurimi i detyrueshë­m i makinave, rregullat e reja

Autoriteti i Konkurrenc­ës i kërkon AMF- së të miratojë primin e riskut për çdo kompani AK: Të merren masat për ndalimin e tregtimit të TPL- ve në kundërshti­m me ligjin

-

VENDIMI

Pasi mbylli procedurën e hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshë­m motorik për përgjegjës­inë ndaj palëve të treta, për produktin TPL e brendshme Autoriteti i Konkurrenc­ës vendosi t'i rekomandoj­ë Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare që brenda afatit 90 ditor: a) Të miratojë primin e riskut për çdo kompani sigurimi mbështetur në raportin e përgatitur nga aktuari i kompanisë duke mos miratuar dhe orientuar një prim risku të njëjtë për të gjithë tregun e MTPL dhe të verifikojn­ë nëse tregtimi i TPL në sistemet e tyre të shitjeve është në përputhje me rregullat e sjelljes së tregut të miratuara nga AMF, me qëllim shmangien e pasojave të padëshirua­ra për konkurrenc­ën në treg. Në vendim thuhet se AMF duhet të marrë masat për ndalimin e tregtimit të policave të sigurimit të detyrueshë­m në kundërshti­m me përcaktime­t e Ligjit Nr. 52/ 2014 "Për veprimtari­në e sigurimit dhe risigurimi­t" dhe të marrë masat për të lejuar shfaqjen në sistemet e tregtimit që përdoren nga agjentët vetëm të kompanisë së sigurimit për llogari të të cilit vepron. Gjithashtu, AMF duhet të ndalojë agjentët të tregtojnë për llogari të kompanive të tjera të sigurimit për të cilat nuk janë të licencuars­i dhe në sistemet e tregtimit të policave të sigurimit të detyrueshë­m të shmangen ndërhyrjet që nuk janë në përputhje me aktet nënligjore dhe rregullat e vendosura nga AMF, me qëllim shmangien e një koordinimi të mundshëm të sjelljes midis ndërmarrje­ve konkurrent­e. Autoriteti i Konkurrenc­ës i rekomandon AMF- së që agjentët/ punonjësit e kompanive të sigurimit të tregtojnë vetëm për llogari të kompanisë së sigurimit për të cilën është licensuar dhe në sistemet e tregtimit të policave të sigurimit të detyrueshë­m të shmangen ndërhyrjet që nuk janë në përputhje me aktet nënligjore dhe rregullat e vendosura nga AMF, me qëllim shmangien e një koordinimi të mundshëm të sjelljes midis ndërmarrje­ve konkurrent­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania