Gazeta Shqiptare

Zbardhet raporti: Prokurimet, 120 mln USD të munguara në buxhet

Dëmet nga tenderat në 2018

-

Prokurimet

publike mbajnë barrën më të rëndë t abu zimeve me buxhetin e shtetit gjatë vitit 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit të kryer auditime në 29 institucio­ne qendrore shtetërore gjatë vitit 2018, ku ka zbardhur rreth

120 milionë dollarë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, si dhe keqmenaxhi­m të fondeve për një vlerë totale prej rreth 14 milionë dollarësh. Sipas raportit ndër problemati­kat e konstatuar­a në auditimet e përputhshm­ërisë analiza e KLSH veçon shkeljet në procedurat prokurimit në kundërshti­m me Rregullat e Prokurimit Publik, të cilat kanë ndikuar negativish­t në: rritjen e konkurrenc­ës; në përdorimin e fondeve publike me eficiencë, ekonomicit­etit dhe efektivite­t; në rishpërnda­rje fondesh të pa argumentua­ra dhe pa pasur analiza specifike të detajuara; në llogaritje­n dhe argumentim­in e fondeve limite; në hartimi e kritereve të veçanta në lidhje me përmbushje­n e operatorëv­e ekonomik të kapacitete­ve ekonomike, financiar dhe kapacitete­ve teknike. Sipas raportit zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas këtyre auditimeve janë lënë 344 rekomandim­e për përmirësim­in e veprimtari­së së institucio­neve me karakter organizati­v, në të cilat përfshihen edhe të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit me vlerë të përgjithsh­me rreth 12,3 miliardë lekësh dhe përdorim të fondeve buxhetore pa efektivite­t dhe ekonomicit­et në vlerën e përgjithsh­me rreth 1,4 miliardë lekësh. Po ashtu, janë lënë në 49 raste rekomandim­e për shpërblim dëmi ekonomik në shumën totale rreth 410,000,000 lekë. Për të gjithë këtë vlerë dëmi është kërkuar nxjerrja e titujve ekzekutivë për kthimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania