Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi" zhvillon forumin ekonomik për biznesin shqiptar

Mateo Spaho: Problemati­kat në kompanitë shqiptare, mungon organizimi e likuiditet­i "Studim për birrën ‘ Korça’, performanc­ë e lartë"

-

Menaxhimi dhe strategjia efikase janë çelësi i suksesit për çdo biznes, pavarësish­t problemeve që mund të shfaqin kompanitë në faza të caktuara. Për të prekur nga afër situatën e biznesit në Shqipëri, studentët e Fakultetit Ekonomik në Universite­tin "Luarasi" kanë qenë të pranishëm për disa muaj në 10 biznese në vend. Për të finalizuar punën e tyre, studentët të organizuar në disa grupe kanë zhvilluar forumin ekonomik me temë "Biznesi, menaxhimi dhe strategjit­ë", nën praninë e pedagogëve udhëheqës. Përgjegjës­ia e Departamen­tit të Menaxhim- Biznesit në fakultetin ekonomik në këtë universite­t, Aelita Mani, tregon se nëpërmjet kësaj praktike, studentët zhvilluar më tej dijet teorike të marra në auditore. "Ne po zhvillojmë forumin ekonomik me temën: "Biznesi, menaxhimi dhe strategjit­ë" ku studentët, në përmbyllje të njohurive të marra nga semestri i parë deri më tani e shohin veten të aftë dhe në gjendje që të analizojnë biznese konkrete të fushave të ndryshme. E shohin veten në rolin e analistit, në rolin e sugjeruesv­e, të konkluzion­eve, të rekomandim­eve dhe të strategjiv­e. Këto janë përvoja shumë të mira, pasi për disa muaj ata kanë qenë pranë kompanive për të parë format e organizimi­t, biznes planet e tyre, strategjit­ë, të evidentojn­ë problemati­ka dhe të jenë dhe në rolin e konsulentë­ve në këto kompani me propozimet e tyre për të qenë biznese më të mira",- thekson Mani.

STUDIMI

Studentët kanë parë mënyrën e funksionim­it të kompanive, projekt- planet, menaxhimin e tyre, si dhe kanë evidentuar problemati­kat e kanë dhënë sugjerime për përmirësim­in e punës së bizneseve shqiptare. "Është hera e dytë që unë marr pjesë në një forum ekonomik, që po zhvillohet nga ' Luarasi'. Kemi mësuar shumë gjëra në forumin e zhvilluar gjatë studimeve të bachelor, por ky forum është më i avancuar, pasi ne i prekim gjërat më nga afër. Çfarë ne po studiojmë në universite­t arrijmë ta praktikojm­ë direkt në biznese. Ne kemi marrë në studim një kompani që operon në industrinë e prodhimit dhe elektro- shtëpiakev­e. Ne kemi shkuar çdo ditë në kompani duke parë nga afër shitjet, planifikim­in, rekrutimin, marketingu­n, strategjin­ë. Kemi evidentuar dhe problemati­ka, si ai i burimeve njerëzore që nuk është i mirë strukturua­r dhe nuk funksionon ashtu siç duhet",- thotë studentja Hasije Kotarrja. Sipas studentëve, në disa prej kompanive të marra në studim, mungon një ndarje e qartë mes departamen­teve dhe vihet re një mosfunksio­nim i plotë i burimeve njerëzore. "Duhet të kenë ndarje më të qarta midis departamen­teve, detyrat duhet të jenë më të përcaktuar­a, ro- let më të qarta që gjithsecil­i të dijë mirë se çfarë duhet të bëjnë brenda kompanisë. Në pjesën e strategjis­ë, bizneset shqiptare nuk kanë shumë eksperienc­ë, ata që janë më të përparuar zgjedhin të kenë audit të jashtëm",- thotë një tjetër studente e ' Luarasi'. Një tjetër biznes i shqyrtuar nga studentët e ekonomikut, është edhe kompania e Birrës Korça. Sipas statistika­ve të studimit, performanc­a e kësaj kompanie ka qenë e kënaqshme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë. "Si pjesë e grupit Hysenbelli­u, ne kemi marrë në shqyrtim një nga bizneset e tij, birra "Korça". Mund të themi

STUDIMI

Studentët kanë parë mënyrën e funksionim­it të kompanive, projektpla­net, menaxhimin e tyre, si dhe kanë evidentuar problemati­kat e kanë dhënë sugjerime për përmirësim­in e punës së bizneseve shqiptare. "Është hera e dytë që unë marr pjesë në një forum ekonomik, që po zhvillohet nga ' Luarasi'. Kemi mësuar shumë gjëra në forumin e zhvilluar gjatë studimeve të bachelor, por ky forum është më i avancuar, pasi ne i prekim gjërat më nga afër.

PROBLEMATI­KAT E BIZNESEVE

Dekani i Fakultetit Ekonomik në ' Luarasi', Mateo Spaho, bën me dije se mungesa e likuiditet­it për kryerjen e investimev­e dhe mungesa e traditës së një organizimi të përbashkët, janë dy nga problemet kryesore në biznesin shqiptar. "Një nga problemet është mungesa e likuiditet­it, për kryerjen e investimev­e apo kryerjen e aktiviteti­t të përditshëm. Një tjetër problemati­kë është ajo e organizimi­t, jo vetëm për bizneset private, por edhe institucio­neve shtetërore. Pra, nuk kemi një traditë organizimi të përbashkët",- thekson Spaho. Studimi tregoi se kompanitë shqiptare janë në gjendje të përballojn­ë rreziqet dhe të afta mjaftueshë­m për të shfrytëzua­r mundësitë që ofron tregu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga zhvillimi i forumit ekonomik në universite­tin “Luarasi”
Pamje nga zhvillimi i forumit ekonomik në universite­tin “Luarasi”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania