Gazeta Shqiptare

Lista me 200 pronarët që marrin tapinë për tokën

ALUIZNI, përfituesi­t e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuar­a Ndërtimet pa leje, certifikat­a për truallin brenda 5 ditëve

-

Qeveria miratoi dje kalimin e të drejtën mbi pronësinë për parcelat ndërtimore ku janë ndërtuar objekte pa leje. ALUIZNI publikon listën me 200 pronarë që marrin certifikat­ën e pronësisë. Përfituesi­t janë në pesë qarqe, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër dhe do të marrin certifikat­ën e pronësisë brenda 5 ditëve. ' Gazeta Shqiptare' publikon listën e plotë me përfituesi­t në të gjithë vendin.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 200 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuar­a, që preken prej tyre, sipas shtojcës që i bashkëlidh­et këtij vendimi. Në vendim mësohet numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë për Qarkun Dibër ( ZVRPP Dibër, Bulqizë, Mat), për 63 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithsh­me 15 278 m ² . Për Qarkun Lezhë ku përfshihen ZVRPP Lezhë dhe Kurbin, numri i parcelave ndërtimore është 15, me sipërfaqe të përgjithsh­me 4 781 m ² dhe për Qarkun Shkodër, numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithsh­me 614 m ² . Përfituesi­t në Qarkun Tiranë janë 61 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithsh­me 17 639 m ² dhe për Qarkun Durrës, numri i parcelave ndërtimore është 58, me sipërfaqe të përgjithsh­me 21 767 m ² . Këshilli i Ministrave vendosi që zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e Dibër, Bulqizë, Mat, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë, Durrës, të regjistroj­në, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktime­t e pikave 15 e 16, të vendimit nr. 1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për përcak- timin e rregullave të bashkërend­imit të punës, ndërmjet ALUIZNI- t dhe ZQRPPsë, si dhe të procedurav­e apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrim­it të pasurive të legalizuar­a". Ndërkohë ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, të përmendura në pikën 3, për zbatimin e këtij vendimi.

SIPËRFAQET

Ndërkohë që nuk mund të legalizohe­t më shumë se 3- fishi i bazës së objektit të ndërtuar pa leje. Në rast se një person ka ndërtuar 50m2 do të marrësh 150 metra dhe kjo logjikë do të ndiqet për të gjitha ndërtimet. Objektet tregtare që kanë bërë ndërtime p. sh., 500 metra do të marrin 1500 metra, por do ta paguajnë me çmim tregu. Ndërsa për llogaritje­n e vlerës së parcelës është mar-

KALIMI I PRONËSISË

Në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohe­t që kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitav­e të Kodit Civil. Në rastin e ndërtimeve me funksion banimi, si rregull sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 ( pesëqind) m ² . Për ndërtimet pa leje me funksion social- ekonomik zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së bazës së ndërtimit. Kur për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit të parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania