Gazeta Shqiptare

PROBLEMATI­KAT

Fatos Malaj: Njihuni me 7 mangësitë e strategjis­ë për integrimin e emigrantëv­e

- Voltiza Duro

Jo në pak raste, emi grantët shqiptarë kanë marrë të ashtuquajt­urin apelas apo espuls, çka nënkupton dëbim apo deportim nga shteti ku kanë shkuar për një jetë më të mirë, në mënyrë ilegale. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot procedurën ligjore që duhet të ndjekin të interesuar­it për të hequr këtë masë ndëshkimor­e.

PROCEDURA

Në rastet kur dëbimi është vendosur nga shteti helen për arsye dokumentes­h duhet të bëhet një kërkesë për heqjen e emrit nga lista e personave të padëshirue­shëm (" Lista e zezë"), kjo pasi të kenë kaluar 5 vjet. Pra, personat duhet të kenë mbaruar afatin e apelasit, e mos të kenë probleme të tjera me shtetin grek. "Por ka mundësi që heqja e "apelasit" të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit, për arsye familjare apo arsye të tjera. Duke u drejtuar në zyrat përkatëse fillimisht bëhet një kërkesë në emrin e individit që ka marrë masën ndëshkimor­e për heqjen e apelasit dhe brenda dy muajsh do të jepet një përgjigje.

ZONA SHENGEN

"Në rast se "apelasi" është marrë nga një shtet i ZONËS SHENGEN, për arsye dokumentes­h, ja se si veprohet për ta hequr: Nëse emigranti ka qenë prej vitesh me dokumente në Greqi, atëherë mund të vijë në shtetin grek dhe të bëjmë kërkesë për heqjen e apelasit. Çdo dokument që mund të jetë i nevojshëm nga shteti grek dhe shteti shqiptar, avokati do të marrë përsipër që t'i ketë në dispozicio­nin dhe më pas do të nisin procedurat",- bëjnë me dije ekspertët në Greqi. Ndërkohë të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe përkthyer në gjuhën e shtetit të Shengenit që ka vendosur apelasin. Përkthimi realizohet në shtetin grek e çdo dokument nga Shqipëria duhet të ketë vulën Apostile. Avokati bashkëpuno­n me shtetin përkatës për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e apelasit dhe për heqjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirue­shëm, në një kohë që të gjitha veprimet zgjasin deri sa të dalë përgjigjja. "Për të gjithë ata që kanë vendim dëbimi, është shumë e vështirë heqja e dëbimit. Heqja e dëbimit mund të arrihet vetëm për arsye shumë serioze shënde-

Tashmë, emigrantët shqiptarë në Greqi po

hasin vonesa jashtëzako­nisht të gjata në procesin e marrjes dhe rinovimit të lejeve të qëndrimit. Kjo bëhet me dije nga Fatos

Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në shtetin grek. "Pas një periudhe normalitet­i, në procesin e marrjes dhe rinovimit të lejeve është

rikthyer prej disa kohësh situata e dikurshme, me vonesa jashtëzako­nisht të

gjata. Viti që sapo ka hyrë mbart shumë punë për shërbimet e emigracion­it. 2019- a është viti kur duhet të rinovohet numri më i madh i lejeve të qëndrimit të të gjitha

tipave.

tësore dhe familjare. Mundësitë për heqjen e dëbimit janë jashtëzako­nisht të vogla",- theksojnë më tej avokatët që merren me çështjet e emigracion­it.

LEJET E QËNDRIMIT

Tashmë, emigrantët shqiptarë në Greqi po hasin vonesa jashtëzako­nisht të gjata në procesin e marrjes dhe rinovimit të lejeve të qëndrimit. Kjo bëhet me dije nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në shtetin grek. "Pas një periudhe normalitet­i, në procesin e marrjes dhe rinovimit të lejeve është rikthyer prej disa kohësh situata e dikurshme, me vonesa jashtëzako­nisht të gjata. Viti që sapo ka hyrë mbart shumë punë për shërbimet e emigracion­it. 2019- a është viti kur duhet të rinovohet numri më i madh i lejeve të qëndrimit të të gjitha tipave. Rrjedhimis­ht, volumi i pritshëm gjatë këtij viti, duket se do ta rëndojë edhe më shumë situatën",- bën me

 ??  ?? Fatos Malaj
Fatos Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania