Gazeta Shqiptare

Gjermania: Ndryshimi i kufijve nuk sjell stabilitet

Roth: Marrëveshj­a mes Kosovës dhe Serbisë rrit stabilitet­in në rajon Vuçiç: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës

-

Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, në intervistë­n për ' Deutche Welle', u shpreh se Gjermania është kundër korrigjimi­t të kufirit mes Kosovës e Serbisë. Roth tha se përsiatje të tilla janë të rrezikshme për rajonin. Duke u ndaluar në rolin e Shqipërisë në Ballkan, ministri gjerman theksoi se pret nga vendi ynë të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstrukti­ve për stabilitet në të gjithë rajonin. Opinioni shqiptar aktualisht është disi i shqetësuar në lidhje me përpjekjet diplomatik­e për zgjidhjen e konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Kryeminist­ri dhe de jure ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, i shmanget përgjigjes së kësaj pyetjeje në publik, por shumëkush mendon se ai është pajtuar tashmë me këtë plan. Si e shikoni ju ndihmesën e Shqipërisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Integritet­i territoria­l i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishë­m për ne. Përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të kaluarën. Prandaj, sipas meje, këto përsiatje, jo vetëm që nuk premtojnë shumë sukses, por janë edhe tejet të rrezikshme. Çfarë na nevojitet, është një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse, e cila i rregullon përfundimi­sht marrëdhëni­et, i mundëson Serbisë dhe Kosovës të anëtarësoh­en në BE dhe i zgjidh me marrëveshj­e të gjitha çështjet teknike që janë ende të hapura. Nga Shqipëria ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstrukti­ve ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstrukti­ve për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërish­t për çështjet që kanë të bëjnë me normalizim­in ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë, si pjesë e rajonit, që të parandaloj­ë me çdo kusht një destabiliz­im të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyri- misht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve. Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, por SHBA dhe Komisioni i BE- së nuk janë kundër. Aktualisht ekziston një shtytje e madhe nga ana e SHBA- së për të arritur një marrëveshj­e edhe para zgjedhjeve për Parlamenti­n e Evropës. Si do të ndikonte kjo marrëveshj­e në procesin e anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit në BE? Është e vërtetë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me ndryshimet kufitare. Qëndrimi ynë është se një marrëveshj­e mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitet­in në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet

MICHAEL ROTH

"Është e vërtetë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me ndryshimet kufitare. Qëndrimi ynë është se një marrëveshj­e mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitet­in në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet kjo me ndryshime kufijsh. Përkundraz­i, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi",- ka thënë Roth. kjo me ndryshime kufijsh. Përkundraz­i, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi. Nga vendet fqinje dëgjoj vazhdimish­t se ata janë të shqetësuar për këtë diskutim, sepse shohin rrezikun e efektit të dominosë. Për proceset e anëtarësim­it në BE kjo me siguri që nuk do të ishte aspak e dobishme. Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësue­sen e Lartë të BE- së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, me të cilën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti marrëdhëni­et midis Serbisë dhe Kosovës. Siç bëhet e ditur nga mediat serbe, që i referohen kumtesës nga kabineti i presidenti­t serb, Vuçiç ka theksuar se "ndërprerja në dialog mund të tejkalohet vetëm atëherë kur Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të ndalojë me provokime, siç është Ligji mbi Statutin e Kombinatit ' Trepça', i cili, nuk është asgjë tjetër veçse gllabërim i pronës serbe", ka thënë Vuçiç. Ai theksoi se një gjendje e tillë është i paqëndrues­hme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitet­in në rajon. Presidenti serb i tha shefes së diplomacis­ë evropiane se Serbia gjithmonë do të jetë e përcaktuar të punojë në interes të bashkëpuni­mit rajonal. Ai përsëriti gatishmëri­në e tij për të vazhduar dialogun me Kosovën në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshm­e, nëse krijohen kushtet e nevojshme.

 ??  ?? Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth
Ministri gjerman i shtetit, Michael Roth

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania