Gazeta Shqiptare

Abuzuan me 16- vjeçaren, polici dhe mësuesi dalin përpara gjykatës

-

Veseli, polici që abuzoi seksualish­t me vajzën e mitur nga Drenasi doli dje në gjyq. Një javë më parë zëvendëssh­efi i hetimeve ka marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës. Por, në kohën e dhënies së kësaj mirënjohje­je, ai ka qenë duke shfrytëzua­r si skllave seksi një nxënëse nga Drenasi. 50- vjeçari ka shfrytëzua­r detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzua­r seksualish­t një vajzë, e cila sapo kishte mbushur 16 vjet. Ai e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj për marrëdhëni­e seksuale. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare. Prej asaj dite kishte nisur historia e dhunës, kërcënimev­e dhe shfrytëzim­it seksual të kësaj nxënëseje nga hetuesi policor. Përveç dhunës së ushtruar mbi të, ai e ka detyruar vajzën të abortojë fëmijën e tyre nën kërcënim. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekolog­ut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë. ' Insajderi', ka hulumtuar disa javë këtë rast në të cilin është implikuar Prokuroria e Shtetit. Pas informimit nga ' Insajderi', prokuroria ka vepruar të martën duke bastisur dhe duke e arrestuar hetuesin policor. Njëkohësis­ht, prokuroria ka bastisur ordinancën e gjinekolog­ut Ahmeti, i cili po dyshohet për kryerje të abortit të paligjshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania