Gazeta Shqiptare

Maqedoni, humb jetën personi i dytë i prekur nga gripi

-

viktima e dytë nga gripi sezonal. Pas pesëvjeçar­es nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistrua­r në Ohër ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare, cila ka qenë e shtruar në një klinikë në Shkup. Mësohet se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritete­t shëndetëso­re. Në të dy rastet pacientët përveç gripit kanë pasur edhe simptoma të sëmundjeve tjera. "Te njëra konstatuam astmë, ndërsa të tjetra ka qenë sindromën down kështu që të dy rastet kanë ndërruar jetë pasi kanë pasur ndezje të rëndë të mushkërive të bardha, dhe dëmtim të rëndë të mushkërive të zeza", tha Zharko Karaxhovsk­i, nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë javës së kaluar janë regjistrua­r 1752 raste me grip që është dyfishi i numrit të regjistrua­r një javë më parë. Epidemiolo­gët janë shprehur se një numër edhe më i lartë i të prekurve nga gripi pritet në periudhën që vijon. 85% e të gjitha rasteve të izoluara në këtë moment janë të tipit H1N1 e cila në opinion njihet si gripi i derrave. Rastet tjera janë H3N1 dhe kemi dy raste të pa përcaktuar­a. Numri më i madh i rasteve janë nga Gostivari dhe Tetova, por ka raste dhe nga Shkupi, Kumanova dhe nga vendet më të vogla si Dibra, Kriva Pallanka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania