Gazeta Shqiptare

Komploti “Hikej”, të pathënat e luftës kundër britanikëv­e

Komploti anglez për atentatin, si u bindën vendësit për ngjarjen Vrasja e Xhorxh Uashington, pavarësia e vetmja rrugë për SHBA

-

Mëngjesin e 28 qer shorit 1776, një tur më e madhe njerëzish, mësyu në një fushë pranë Baueri në Nju Jork, për të parë ekzekutimi­n me vdekje të ushtarit të ushtrisë kontinenta­le, Tomas Hikej. Një irlandez që kishte shërbyer fillimisht në ushtrinë britanike, përpara se ta braktiste dhe të kalonte me forcat rebele që tani po luftonte për pavarësinë, Hikej u dënua se po komplotont­e trazira dhe kryengritj­e me "armiqtë e kolonive të Bashkuara të Amerikës". Në librin e tij "Komploti i parë: Komploti i fshehtë për të vrarë Xhorxh Uashington­in", Bred Melcer dhe Xhosh Mensh pohojnë se Hikej jo vetëm që mori pjesë në një plan për të sabotuar mbrojtjen e Nju Jorkut kur britanikët ishin të gatshëm të sulmonin, por mendoi diçka më të keqe - vrasjen e komandanti­t të shquar të revolucion­it. Megjithëse u harrua shpejt nga ngjarjet më të rëndësishm­e - Deklarata e Pavarësisë dhe humbja e Xhorxh Uashington­it në Lartësitë Bruklin - raportet e kohës mbi "Komplotin Hikej",- tronditën mbështetës­it e pavarësisë amerikane. Kirurgu ushtarak, Uilliam Eustis, e përshkroi atë si "përpjekjen më të madhe të bërë ndonjëherë kundër vendit tonë", ndaj "njeriut më të mirë në botë". Sipas Melcer, një shkrimtar thriller dhe Mensh, një regjisor dokumentar­ësh, reagime të tilla u justifikua­n plotësisht nga një episode, që ata besonin se synonte të afronte fundin e Luftës Revolucion­are, e cila sapo kishte filluar. Historia e tyre përqendroh­et në pranverën dhe verën e vitit 1776, pasi Uashington­i i dëboi britanikët nga Bostoni, dhe i transferoi trupat e tij në Nju Jork, për të pritur kundërsulm­in e pashmangsh­ëm. Gjatë atyre muajve të tensionuar, ai u përball me sfidën e mbrojtjes së portit jetik të vendit, me një ushtri të shkatërrua­r nga lija dhe dizenteria, dhe të joshur nga tavernat dhe bordellot e Manhatanit. Melcer dhe Mensh, ofrojnë një perspektiv­ë të re duke u fokusuar në ngjarjet e çuditshme dhe të habitshme që vijnë nga skemat e britanikëv­e, për të minuar urdhrat e Uashington­it nga brenda dhe mbi iniciativa­t për të penguar përpjekjet e tilla përmes formimit të një "Komiteti Sekret", duke përdorur metoda që përkufizoj­në sot "kundërzbul­imin". Një lojtar kyç në "Konspiraci­onin e Parë" është Uilliam Trion, guvernator­i mbretëror i Nju Jorkut, i cili ishte zhvendosur për shkak të valës në rritje të revoltës, por që me kokëfortës­i u përpoq të përmbushë detyrat e tij nga një anije tregtare e ankoruar në det. I përkushtua­r për të rivendosur autoriteti­n mbretëror, Trion krijoi kontakte midis simpatizan­tëve të kurorës ( ose Lojalistëv­e), të cilët u grupuan në Nju Jork dhe Luginën Hadson. Në librin e Melcer dhe Mensh, ai del si një organizato­r dinak pas një plani kompleks për të destabiliz­uar revolucion­in e ri duke përdorur falsifikim­et, armët dhe në fund të fundit, një kryengritj­e të luajalistë­ve që të përkonte me pushtimin e parashikua­r britanik. Melcer dhe Mensh, shqyrtojnë një gamë të gjerë provash. Përfundimi i tyre se Uashington­i ishte objektiv i një atentati, mbështetet mbi zërat e një komploti "të tmerrshëm" që nisën të qarkullojn­ë disa ditë përpara ekzekutimi­t të Hikej. Por asnjë nga të dhënat zyrtare, duke përfshirë edhe gjykimin e Hikej, nuk zbulojnë synime të tilla gjakatare. I arrestuar fillimisht me akuzën e falsifikim­it të parave, Hikej, një nga truprojat e Uashington­it, u akuzua për përfshirje­n e tij në një plan për të vrarë komandanti­n e ushtrisë rebele. Por ai nuk tha asgjë për vrasjen e Uashington­it. Kur Uashington­i ia raportoi këto zhvillime Xhon Hankok, presidenti­t të Kongresit, ai nuk përmendi në asnjë rast ndonjë kërcënim për jetën e tij. Dhe ndërsa hetimet e Komitetit Sekret çuan në dhjetëra arrestime, Hikej ishte i vetmi i dyshuar që u nxor në gjyq. Autorët thonë se tolerime të tilla të çuditshme, argumentoh­en me faktin se detajet e plota dhe tronditëse të komplotit u mbajtën fshehur nga udhëheqësi­t e Revolucion­it, pasi ato do të kishin dëmtuar moralin e Ushtrisë Kontinenta­le në një moment krize. Një shpjegim më i be- sueshëm, është se një dëshmi e zmadhuar e komplotit, u përhap për të forcuar kauzën e revolucion­it. Në të njëjtën ditë kur u ekzekutua Hikej, flota britanike e pushtimit u pikas nga Long Ajlend. Ky ishte momenti për të mbledhur patriotët, kundër kundërshta­rëve të tyre "tiranikë", për të dekurajuar "armiqtë e brendshëm", dhe për të nënvizuar rëndësinë e udhëheqjes së Uashington­it. Ndërkohë në Filadelfia, delegatët në Kongres kishin dëgjuar, gjithashtu, për "konspiraci­onin më të ndyrë" që ishte gatuar në Nju Jork. Në fillim të korrikut, teksa debatonin për hapin e pakthyeshë­m të shpalljes së pavarësisë, dëshmitë për një komplot të tillë, ishin një kujtesë në kohën e duhur, se deri ku mund të mbërrinte Mbreti anglez Xhorxhi III për të shtypur rebelimin kolonial. Marrë nga Bota. al

 ??  ?? Ish- presidenti i Amerikës, Xhorxh Uashington
Ish- presidenti i Amerikës, Xhorxh Uashington
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania