Gazeta Shqiptare

"Përrallë Mesdheu" në Metropol

Festivali "MetroSound­s" me muzikë nga Italia, Turqia, Greqia e Shqipëria

-

Fundjavat në Qendrën Kultur ore Tirana - Teatri Metropol përgjatë gjithë muajit shkurt do të ofrojnë një "Përrallë Mesdheu". Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t'i ofruar publikut kryeqyteta­s koncerte muzikore live. E nisim me violinçeli­stin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane. Shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Roço Nigro në fizarmonik­a do të hapin kështu netët e Metro Sounds Festival në Teatrin Metropol në datën 9 shkurt.

Programi i "Metro Sounds" përbëhet nga një përzgjedhj­e artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identiteti­n dhe përkatësin­ë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimi­n "Përrallë Mesdheu". Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Një javë më pas, në skenën e Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozitor, pianist, interpretu­es i njohur për tingujt e tij të pazakonta. Stili shkon nga muzika bashkëkoho­re te shfaqjet teatrore, apo kolonat zanore te filmi, në Kanë, Venecia, Nju Jork dhe apo Berlin. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizua­r që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretu­es të tjerë. Java tjetër do t'i kushtohet Turqisë. Një grup artistësh mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muhamedi do të jenë në Tiranë për të dhënë koncert në Teatrin Metropol. Koncerti i pianistit Etibar Asadli, Ekin Cengizkan dhe Enver Muhamedi trajton muzikën xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajxha­nase. Ai përmban kompozime si dhe riaranzhim­e të motiveve të folkut të tri vendeve. Ritme të përbëra dhe melodi të tri vendeve gërshetohe­n nën hijen e xhamive të atij që ishte metropoli i botës lin-

KALENDARI

Live Mediterran­ean Music

Redi Hasa Trio ( Shqipëri- Itali), Data: 9 shkurt - Ora 20: 00 Mario Mariani ( Itali), Data: 15 Shkurt - Ora 20: 00

Etibar Asadili Trio ( Turqi), Data: 22 Mars - Ora 20: 00

Alcedo Folk Band ( Greqi), Data: 1 Mars - Ora 20: 00

Koncert nga Ansambli Folklorik Tirana, Data: 8, 9 Mars - Ora 20: 00

dore për 15 shekuj. Kulturat bashkohen, ndërveproj­në për t'u bërë një sound i ri, një Metro Sound Oriental. Ky projekti i Teatrit Metropol do të organizohe­t në bashkëpuni­m me Balkan World Music Management. Më pas do të vijojmë me javën greke dhe në fund gjatë muajit mars do ta mbyllim me dy koncerte nga Ansambli Tirana. Këtij projekti do t'i bashkëngji­tet çdo javë, nga një natë edhe projekti poetic "Sriptum n'Sonus" i cili njëkohësis­hts dhe koncertet do t'i kushtohet nga një natë autorëve të huaj. Gjatë këtij festivali muzikor do të na shoqërojnë mes tingujsh dhe projeksion­esh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N' Sonus, të cilat do të na sjellin përzgjedhj­en e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania