Gazeta Shqiptare

Gëzim Myshketa në Operën e Europës

-

interesant­e të brezit të tij. Diplomohet shkëlqyesh­ëm në Konservato­rin "Arrigo Boito" - Parma e më pas ndjek master me mjeshtrit e Akademisë "La Scala" në Milano.

Fitues i disa konkurseve prestigjio­ze ndërkombët­are si: Konkursi i Këngëtarëv­e të rinj Europian "AS. LI. CO" ( 2006) dhe "Paolo Francesco TOSTI" ( 2008). Ndërmerr një karrierë të shkëlqyer, që e sheh protagonis­t në Romë, Napoli, Verona, Arena "Sferisteri­o", Bilbao, Montpellie­r, "Massy Paris Sud", Wien Konzerthau­se, Marsejë, Tuluzë, Kyoto Japoni, SHBA, Seul, Kore, Berlin, Bruxelles, Zurich, Salzburg, Bratislavë, Oman etj…

Ndonëse po ndërton një karrierë jashtë vendit, nuk i ka munguar skenës shqiptare përmes rolesh dhe koncertesh dhe së fundmi erdhi si regjisor i operës "Carmen", si dhe solist i saj. Ndër impenjimet për të ardhmen deri në vitin 2021, përmendim Beatrix Cenci Strasbourg, Fastaff, Cannes, Lille e Luxemburg, Cavalleria Rusticana Torino, Carmen në Lipsia e Berlin, Don Carlo në Opera Real Madrid etj.

Ai u lind në një familje me lidhje të forta me muzikën, po ndoshta në fëmijëri nuk e kishte menduar asnjëherë se muzika ose më saktë të kënduarit do të bëhej pjesë e pandarë e jetës së tij. Ndërsa këndonte gjithë ditën në shtëpi, madje nuk mungonin edhe "koncertet" mbi tavolinë, prapë se prapë ai nuk mendonte për skenën. "Por rastësia e solli që në klasë të pestë, kur ndiqja shkollën "Nënë Tereza", mësuese Ana më mori dhe më çoi në Shtëpinë e Pionierit për të marrë pjesë në konkursin "Zërat e rinj", ku këndova të famshmen "Santa Luçia". Aty u nderova me çmim të parë, por në atë kohë nuk ëndërroja të bëhesha këngëtar", ka thënë ai.

Gjatë karrierës së tij artistike Gëzimi është njohur me shumë këngëtarë lirikë, muzikantë dhe instrument­istë të njohur dhe me një eksperienc­ë të gjatë në skenat botërore. Ndërsa e pyes sesi është ndjerë në mesin e tyre ai nuk ngurron të më tregojë një histori të shkurtër që për të është kthyer në një leksion jete mjaft të rëndësishë­m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania