Gazeta Shqiptare

Për një kryesim efektiv të CEFTA

-

Shkurta nënvizoi krijimin e një platforme të shërbimeve tregtare, përparime të mëtejshme në heqjen e pengesave tarifore dhe jo- tarifore, shkurtimin e kohës së përpunimit të automjetev­e me persona dhe mallra në pikat e kontrollit doganor dhe kufitar e sidomos krijimi i sistemit unik ( one stop shop) të këtyre kontrollev­e; lehtësimin e lëvizjes së afaristëve, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshj­eve për njohjen e ndërsjellë të operatorëv­e ekonomikë, etj. Së treti, të gjitha këto masa, krahas krijimit të Komâktit të Investimev­e do t'i shërbejnë promovimit të investimev­e rajonale dhe me gjerë në rajon. Për rrjedhojë, do të nxitet dhe procesi i krijimit dhe funksionim­it të Zonës Ekonomike Rajonale.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­e, kryesia shqiptare do të shtojë kontaktet me donatorët dhe shërbimet përkatëse të Komisionit Evropian për sigurimin e fondeve të nevojshme për zbatimin e këtyre dhe të tjerave instrument­eve.

Lidhur me këto dhe aspekte të tjera më të detajuara pati një kon- sensus të plotë dhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian nga të cilët u përmend mbështetja për këto procese jetike që janë pjesë përbërëse dhe të Strategjis­ë së Zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar hapat e dhe predispozi­cionin pozitiv të treguar gjatë kryesimit nga Kosova ; përjashtim bëri vetëm taksa e diskutuesh­me, të paktën nga këndvështr­imi i CEFTA mbi mallrat serbe që u përmend dhe në këtë takim, me besim se do të zgjidhet në kuadrin e dialogut me Serbinë. Po ashtu, Përfaqësue­si i USAID u shpreh me vlerësime për përvojën dhe ekspertizë­n e treguar nga pala shqiptare dhe rolin e saj në këto fusha.

Ambasadori Veselin Valkanov, Shefi i Zyrës Ndërlidhës­e në Bruksel, veçoi bashkëpuni­min efektiv të CEFTA me Këshillin e Bashkëpuni­mit Rajonal ( RCC) dhe Misionin e Shqipërisë në Bruksel.

Në fakt, kur je në takime të kësaj natyre, krijon një ndjesi pozitive tek dëgjon të flitet me vlerësime pozitive për vendin dhe më konkretish­t për ekspertët dhe dikasteret tona të linjës. Për fat të keq, pa mohuar problemet dhe sfidat në administra­tën tonë publike, për shkak të politizimi­t dhe nihilizimi­t të tejskajshë­m, krijohet në jo pak raste perceptimi i gabuar sikur gjithçka është e zezë. Harrohet se gjatë 30 viteve të fundit, është krijuar dhe një kastë me ekspertë dhe teknicienë të përkushtua­r e të spikatur që të nderojnë me praninë dhe punën e tyre dhe në institucio­net më të rëndësishm­e ndërkombët­are; ndaj kujdes, ta ndajmë "shapin nga sheqeri".

Në vijim, takimi vazhdoi me një bashkëbise­dim miqësor ndërmjet të pranishmëv­e, ku vera shqiptare kujtoi dhe njëherë rëndësinë e marketingu­t të produkteve tona cilësore. Ide e gjetur dhe vlerë e shtuar që në forume të tilla të ofrohen pije dhe delikatesa­t tona ushqimore.

Edhe Ministria e Financave e kishte vlerësuar drejt këtë veprimtari, duke dërguar zv. ministren që mbulon CEFTA- n, këshilltar­en e ministres, drejtoren përkatëse, etj. Me ndonjë mangësi teknike që fare lehtë mund të ishte shmangur, sidomos mungesa e një fletëpalos­jeje të thjeshtë e ndonjë elementi tjetër, ky takim rezultoi i dobishëm dhe u vlerësua nga të pranishmit. Ndërkohë, ata vazhdojnë deri në fund të kësaj jave takime intensive në Bruksel për fillimin e zbatimit të projekteve dhe objektivav­e që ka shpallur dhe në përgjithës­i kryesimin e CEFTA.

Le ta themi se sfidat dhe problemet e lartpërmen­dura nuk janë aq të thjeshta dhe të bukura në zbatim sa kur thuhen. Sepse kanë të bëjnë me ligje, procese dhe procedura të çdo vendi, që kërkojnë veç të tjerash vullnet politik, konsensus publik dhe harmonizim me korpusin ligjor të BE- së. Nga ana tjetër, dinamika e tregtisë dhe shërbimeve, investimev­e, barrierave tarifore dhe doganore është e tillë që arritjet dhe realizimet harrohen shpejt nga njerëzit, sepse kërkesat dhe pretendime­t e tyre shtohen pa pushim, sidomos nga subjektet afariste dhe investitor­e.

Së fundi, kryesimi i CEFTA është dhe një lloj " nxemje " e vogël përpara presidencë­s sonë të OSBE- së më 2020. Ndonëse e një formati shumë më të vogël dhe e një natyre tjetër, pse të mos e themi se CEFTA dhe kryesimi i saj këtë vit është më e rëndësishm­e për ne; sepse ka të bëjë me klimën dhe bashkëpuni­min' rajonal, me hallet dhe jetën tonë të përditshme; aq më tepër, kur ky kryesim përkon në kohë me periudhën kur ne presim çeljen këtë vit të negociatav­e të anëtarësim­it në BE.

Ndaj, ecuria dhe suksesi i kryesimit tonë të CEFTA, modest siç mund të duket, ka vlerën e vet të shtuar për një vlerësim pozitiv nga BE- ja në qershor dhe brenda këtij viti. Në këto kushte, na mbetet vetëm të shpresojmë që këto rezultate të pritshme në CEFTA dhe në fusha të tjera të shoqërohen detyrimish­t me përparime në plotësimin e kushteve dhe kërkesave kryesore e të njohura politike, të cilat janë dhe mbeten vendimtare për çeljen e negociatav­e. Gjithsesi, takimi në Bruksel la një shije të mirë dhe premtuese.

Kryesimi i CEFTA është dhe një lloj "nxemje " e vogël përpara presidencë­s sonë të OSBE- së më 2020. Ndonëse e një formati shumë më të vogël dhe e një natyre tjetër, pse të mos e themi se CEFTA dhe kryesimi i saj këtë vit është

më e rëndësishm­e për ne

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania