Gazeta Shqiptare

VIJOJNË PROBLEMET

-

Donis

Avdijaj, gjithnjë e më larg skuadrës holandeze Villem II. Mediet vendëse kanë raportuar se drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje futbollist­in, pasi nuk bën më pjesë në planet për të ardhmen. Kujtojmë që Avdijaj në fund të muajit dhjetor u pezullua nga klubi për shkak të thyerjes së rregullave

Armand Duka është zgjedhur anëtar i Ko mitetit Ekzekutiv në UEFA në Kongresin e 43- të të UEFA- s, i zhvilluar në Romë dhe që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e presidenti­t të UEFA- s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s, pozicion për të cilin kandidonte dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Duka kandidonte kundër 8 kundërshta­rëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv dhe u rendit në vendin e 6- të në bazë të votave. Ai ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA- s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4- vjeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar, që ka arritur të kalojë kufijtë e përfaqësim­it në institucio­net më të rëndësishm­e europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësoh­et nga presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian. Në këtë kongres, Aleksandër Ceferin u rizgjodh president i UEFA- s, duke marrë një mandat për katër vitet në vazhdim.

REAGIMI I DUKËS

Presidenti i Federatës Sh-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania