Gazeta Shqiptare

RENDITJA E FIFA- s

Shqipëria bie sërish, ngjitet Kosova

-

Nuk

ka zhvilluar as një takim që pas përfundimi­t të Ligës së Kombeve, por Shqipëria vijon të humbasë terren në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Arritja historike e Katarit, ku fitoi Kupën e Azisë, ka bërë që Kombëtarja nga gadishulli arabik të fitojë 38 pozicione në renditjen e FIFA- s, një rezultat që ka pasur ndikim në shumë kombëtare të tjera. Me 1372 pikë, Shqipëria pozicionoh­et në vendin e 61- të duke humbur në këtë mënyrë një tjetër pozicion nga renditja e fundit. Vijon progresin në klasifikim­in e FIFA- s Kosova, e cila fiton një tjetër pozicion. Me 1113 pikë dardanët renditen në vendin e 130.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania