Gazeta Shqiptare

Edhe Vilhemi i bën dalje, Donis Avdijaj në pikiatë

-

dhe gjithashtu muajin e shkuar është larguar nga kampi stërvitor në Spanjë për shkak të lëndimit të gjurit. Sipas gazetës "Brabants Dagblad", klubi po kërkon blerës për Avdijajn në Rusi, Poloni, Suedi, Zvicër e SHBA, pasi në këto vende afati kalimtar është ende i hapur ( do të nisë sezoni i ri). 22- vjeçari i përfaqësue­ses së Kosovës para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Villemit, me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Deri tani ka mundur të shënojë tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 19 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij vlerësohet rreth dy milionë euro. Avdijaj karrierë ka bërë edhe te Shalke, Roda e Shturmi i Grazit. Ai në vitin 2017 ka debutuar me përfaqësue­sen e Kosovës, me të cilën ka realizuar dy gola në gjashtë ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania