Gazeta Shqiptare

Historike! Duka zgjidhet në ekzekutivi­n e UEFA- s

Në detyrën e tij 4- vjeçare si zyrtar i Komitetit Ekzekutiv do të paguhet plot 620 mijë euro Presidenti i FSHF- së mori 36 vota nga 54 vendet anëtare

-

qiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes së tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Në një status në "Facebook", numri një i qeverisë së futbollit në vend e ka cilësuar këtë arritje si një fitore të madhe. "Të dashur miq! Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s. Emocion i papërshkru­eshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim. Duhet të falënderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFAs. Një besim dhe një përgjegjës­i e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA- s", shkruan Duka në rrjetet sociale.

PAGË MARRAMENDË­SE

Armand Duka u bë zyrtarisht shqiptari i parë që zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA- s, organi më i lartë drejtues i qeverisë europiane të futbollit. Duka ka fituar një mandat 4- vjeçar sikundër edhe pjesa tjetër e ekzekutivi­t të Nionit. Por detyra e Armand Dukës nuk do të jetë "qyl", teksa kontrata e tij me UEFA- an sa i takon anës financiare është vërtet një shumë marramendë­se. Mësohet se Duka do të përfitojë plot 640 mijë euro gjatë katër viteve të tij në Komitet Ekzekutiv, ose e thënë ndryshe një pagë prej 160 mijë eurosh në sezon. Natyrisht këtu nuk përfshihen bonuset dhe honoraret e ndryshme. Presidenti i UEFA- s, Aleksander Ceferin ka një pagë prej 1.6 milionë eurosh, ndërsa sekretari i përgjithsh­ëm, Teodor Teodoridis përfiton thuajse 1 milion euro në vit pagë nga UEFA.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania