Gazeta Shqiptare

Romanjoli: Nder të jesh te Milani, Higuain më i miri në botë

-

Alesio

Romanjoli është kthy er në një lider të vërtetë te Milani. Kapiteni kuqezi është treguar një udhëheqës i padiskutue­shëm te kuqezinjtë, edhe pse në moshë 24- vjeçare. Mbrojtësi ka folur për disa nga ndodhitë e fundit në kampin kuqezi, ku fillimisht e nis me largimin e Higuain. "E konsideroj ende më të mirin në botë. Është zhgënjyese, por ai ka bërë zgjedhjen e tij dhe ka vendosur të largohet. Është mik i imi dhe nëse është i lumtur, atëherë çdo gjë është në rregull. Tani kemi të tjerë dhe nuk kemi pse të ndjejmë keqardhje", shprehet fillimisht kapiteni. Më pas ai tregon edhe për ofertat në drejtim të tij. "Nuk kam dëgjuar asgjë. Merkatoja është mbyllur dhe jam i lumtur këtu. Nuk shoh asnjë arsye të ndërroj ekip. Është nder të jesh te Milani dhe për më tepër kapiten. Dua të vazhdoj të qëndroj këtu", përfundon Romanjoli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania