Gazeta Shqiptare

Reali jep Iskon dhe 60 milionë euro për Dibalën

-

Duket

e ekzagjerua­r, por për "Don Balon" është përfun dimtare. Bëhet fjalë për dëshirën e çmendur të Florentino Perezit, që të ndërtojë një Real

Madrid të ri dhe është në kërkim të lojtarit ideal për ta vënë në qendër të projektit të tij. Sipas medias spanjolle, Reali i Madridit ka gati një ofertë të çmendur për Juventusin. 60 milionë euro si dhe kartonin e Iskos për yllin argjentina­s të bardhezinj­ve, Paolo Dibalën. Juventusi është prej kohësh në gjurmët e fantazisti­t spanjoll, por gjithnjë ka gjetur të mbyllur derën e madrilenev­ë, të cilët duket se duan ta shfrytëzoj­në dëshirën e torinezëve, për të veshur me fanellën e bardhe Paolo Dibalën. Si Isko, ashtu dhe Dibala nuk po kalojnë momente të mira me trajnerët e tyre. Solari e sheh Iskon si një zëvendësue­s, ndërsa Alegri e ka zhvendosur shumë metra pas Dibalën, me sulmuesin që tashmë luan në mesfushë dhe shumë larg zonës së rreptësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania